Enj. Maj 16th, 2024

NGJARJE DITE, E DIEL 02.05.2021

By Rtv Arbëria Maj 2, 2021

Konjufca kujton 116 të vrarët në Studime: Qytetarët të zemëruar për mungesën e drejtësisë

Sot bëhen 22 vite nga masakra në fshatin Studime të Vushtrrisë ku mbetën të vrarë nga forcat ushtarake të Serbisë, 116 martirë, në mesin e tyre fëmijë, gra dhe pleq. Familjarë i njohin kriminelët e kësaj masakre me emër dhe po kërkojnë drejtësi për më të dashurit e tyre.
Për të nderuar këta martirë në Studime sot erdhi edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca, ku tha se drejtësia i ka munguar që 22 vite qytetarëve të fshatit Studime, dhe atyre të gjithë Kosovës.
Konjufca: Populli i Kosovës ka pikëllim por edhe zemërim për mungesë të drejtësisë
“Këtu në Studime për të nderuar martirët e renë para 22 viteve e të vrarë nga forcat ushtarake, policore e paramilitare të shtetit të Serbisë. Masakra e Studimës është një akt i gjenocidit që e ka bërë Serbia mbi popullin shqiptar të Kosovës, 116 shqiptar janë vrarë prej forcave të Serbisë duke mos kursyer as fëmijët, as gratë e as pleqtë, që tregon se qëllimi i qartë ka qenë shfarosja e popullit shqiptar të Kosovës, shumicën duke i dëbuar prej Kosovës, një pjesë të madhe duke i vrarë dhe masakruar për të shkaktuar tmerr mbi popullin e Kosovës, që në fund të serbizohej Kosova, që të spastrohej etnikisht… ne përveç që kemi pikëllimin që i kemi humbur më të dashurit tanë, një pjesë e madhe e popullit të Kosovës e ka edhe zemërimin për shkak që nuk ka pasur drejtësi këto 22 vite për këtë gjenocid që e ka përjetuar edhe populli i Studimes, i Vushtrrisë dhe krejt populli shqiptar i Kosovës”, tha ai.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri tha se familjarët e mbijetuar janë të gatshëm të dëshmojnë, pasi i njohin kriminelët e Masakrës së Studimes me emra

Vlora Çitaku ministre e jashtme në Qeverinë Rama 3? Vjen reagimi i parë nga ish-ambasadorja, publikon një fotografi se ku ndodhet

Mbrëmë “Bota sot” ka raportuar se ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, do të marr një post në qeverinë e re të Shqipërisë.
Se Çitaku do të jetë pjesë e kabinetit të Edi Ramës, një gjë të tillë e ka thënë edhe gazetari shqiptar Çim Peka, përcjell “Bota sot”.
Madje, Peka ka bërë me dije se Çitaku si njeriu “më i afërt i Hashim Thaçit dhe mike personale e familjes Rama”, do të marrë postin e ministres së Punëve të Jashtme në Qeverinë e re shqiptare.
Në një shkrim autorial, Peka ka theksuar se emërimi i Çitakut nga ana e Ramës si Ministre e Jashtme e Shqipërisë, nuk është thjesht një emërim nepotik, por “amaneti i vërtetë i Thaçit dhe “futje gishtash në sy” për Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
E, në këto momente një reagim ka ardhur edhe nga ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Çitaku, përmes llogarisë së saj në Facebook ka treguar se po qëndron në Shqipëri.
Ajo ka publikuar një fotografi duke shkruar “Beautiful Albania”. Ky postim është një tregues se më shumë gjasa ajo do t’i bashkëngjitet ekipit të Ramës.
Ndryshe, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, që u mbajtën më 25 prill.

Presidentja Osmani ,Kryeministri Kurit e Kryekuvendari urojnë besimtarët ortodoksë për Pashkët

Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.
Presidentja Osmani ka thënë se ringjallja, ringritja dhe shpresa janë elementet kryesore të kësaj feste, e cila edhe këtë vit po kremtohet në rrethana jo të lehta për secilin prej nesh.
“Nëpërmjet solidaritetit dhe urimeve virtuale, sot besimtarët do të mund ta përçojnë mesazhin e Pashkëve, duke respektuar masat anticovid dhe duke uruar që festimi i radhës nuk do të na gjejë të distancuar fizikisht”, ka thënë Presidentja Osmani.
Më tej, në urimin e saj, Presidentja Osmani ka theksuar se festat si kjo janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit me të cilat çdo betejë fitohet, ngjallet shpresa për të ardhmen!
“Në këtë ditë feste, duhet t`i kujtojmë ata që po bëjnë të pamundurën për t`i zvogëluar humbjet dhe dhimbjet nga pandemia. Kremtet tona tradicionalisht janë shquar për solidaritet të ndërsjellë. Në këtë ditë, uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje”, ka thënë Presidentja Osmani. Mesazhe urimi kane shprehur edhe Kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjuvca.

415 Të Shëruar Dhe 160 Raste Me Covid-19!,5 Të Vdekur

Postimi i plote nga IKSHPK
415 TË SHËRUAR DHE 160 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.002 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 160 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (76, 73 vjeç), Pejë 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Skenderaj 1 rast (47 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 105.535 raste nga 539.710 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.183 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 415 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 95.045 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.307.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 39 raste, Ferizaj 17 raste, Gjakovë 15 raste, Gjilan 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Prizren 10 raste, Drenas 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Kamenicë 4 raste, Pejë 4 raste, Klinë 3 raste, Shtime 3 raste, Suharekë 3 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Lipjan, Rahovec dhe Viti.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
!

Haradinaj: Në zgjedhjet lokale do t’i tregojmë të gjithëve se qytetari na beson

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shënuar sot 21-vjetorin e themelimit. Themeluesi dhe kryetari i AAK-sw, tha se ky subjekt politik dallon nga partitë tjera për faktin se jo vetëm i artikulon bukur interesat e Kosovës por edhe i realizon ato.
Për shkak të gjendjes pandemike, AAK organizoi një tubim me përmasa të lejuara në Parkun e Gërmisë, ku foli kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj tha se sot e 21 vjet përpara, më 2 maj idealet politike dhe lëvizjet për liri morën emirin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Haradinaj: AAK vepron sot për Kosovën e fort ekonomikisht dhe të sigurtë
“Shumë veprimtar, shumë atdhetarë, shumë intelektual formuan subjektin politik, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ky brez i ri politik në AAK, veproi me qytetarin e Kosovës dhe Kosovën nëpër sfidat e lirisë deri në pavarësi. Po ashtu, vepron edhe sot për Kosovën e fort ekonomikisht, të sigurtë, të anëtarësuar në NATO, në OKB, aleate e mirë dhe e besueshme e Amerikës“, tha ai.
Sipas tij, vulën e Aleancës e kanë shumë të arritura në Kosovë.
Haradinaj: Vulën e AAK-së e kanë të gjitha punët që sot janë themel i shtetit
“Aleanca dallon nga partitë tjera për faktin që jo vetëm i artikulon bukur interesat e Kosovës por edhe i realizon ato. Vulën e Aleancës e kanë shumë të arritura në Kosovë që nga liria, infrastruktura bazike rifillimi i jetës në Kosovë, qeverisjes komunale, e shërbimeve për qytetarë në çdo kohë dhe me respekt. Vulën e Aleancës e ka edhe krijimi i dy ministrive të para, asaj të drejtësisë dhe rendit publik në vitin 2005.Po ashtu, vulën e Aleancës e kanë të gjitha proceset e angazhimit të Kosovës deri në pavarësi, ndërsa në qeverisjen e dytë të Aleancës, vulën e aleancës e kanë të gjitha punët që sot janë themel i shtetit tonë“, tha ai.

Parashikimi i motit

Gjatë ditës së hene parashikohet mot pjeserisht me diell, temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 21 gradë celcius. Në Tiranë poashtu parashikohet moti pjeserisht me diell ,temperaturat do te levizin nga 9 deri në 23 gradë celcius

COVID-19 në Kosovë: Total raste: 105535,Të shëruar: 95045,të vdekur: 2183
www.rtvarberia.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *