Hën. Pri 29th, 2024

NGJARJE DITE, E MERKURE,05.05.2021

By Rtv Arbëria Maj 5, 2021

Kosova dhe Kroacia nuk mund të garantojnë mbrojtjen në liri të krerëve të UÇK-së

Qeveria e Kosovës dhe shteti i Kroacisë, kanë thënë se nuk mund të jenë garantues për lirim me kusht të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Speciale në Hagë.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Kosova nuk mund të shërbejë si garantuese për lirimin me kusht të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ngase garancia nuk kërkohet as nga shteti amë.
“Bazuar në dispozitat ligjore, garancia nuk kërkohet as nga shteti amë (Kosova) e as nga kryeministri i shtetit amë (Qeveria e Republikës së Kosovës), nga i cili vjen i akuzuari dhe të cilit shtet i takon Gjykata Speciale me juridiksion. Pra, Kosova nuk mund të shërbejë si garantues, ashtu siç po raportohet”, tha Kryeziu përmes një përgjigje me shkrim.
Sipas përgjigjes së zëdhënësit të qeverisë, “gjyqtari Kai Ambos, në opinionin e tij të ndarë nga vendimi për refuzimin e kërkesës për lirim me kusht, eksploron mundësinë që në të ardhmen ‘shtete të treta’ të mund të shërbejnë si garantues të mundshëm për ndonjë të akuzuar. Por, Kosova nuk është ‘shtet i tretë’, sepse Gjykata është ligjërisht e Kosovës”.
Kryeziu tha se “krahasimet e Gjykatës Speciale me gjykata ndërkombëtare sikurse me Tribunalin e Hagës janë të paqëndrueshme, si në raport me vetë gjykatat – njëra vendore e tjetra ndërkombëtare – ashtu edhe në raport me personat/institucionet që kanë pasur mundësi të ofrojnë garanci”.
Millanoviq: Kjo është e pamundur
Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq ka thënë se nuk mund të ofrojë garanci për ish-homologun e tij, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
“Kjo është e pamundur, nuk mund të jap garanci të tillë sepse kjo nuk është kompetencë e imja”, ka thënë ai duke iu u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës në qytetin kroat, Sisak.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Aktakuza ndaj Thaçit sipas presidentit kroat Zoran Millanoviq, është mënyrë për ta dështuar rajonin.

Presidenti kroat, Zoran Millanoviq.
FOTO GALERI
“Tani dikush në çarshinë e Beogradit ndoshta do të ma zë për të madhe, por unë nuk jam armik i serbëve, as kam qenë, as nuk do të jem kurrë. Thjesht mendoj se është e dëmshme. Thaçi është dashur të ishte akuzuar ose të ishte lënë i qetë, sepse disa njerëz nga Beogradi kalojnë lehtë (të paprekur)”, tha Millanoviq.
Ai është i bindur se Thaçi ka të ngjarë të arrijë pleqërinë para gjykatës, për shkak të akuzave “të paprovuara” në raportin e Këshillit të Evropës, lidhur me pretendimin për trafikim të organeve.
“Në këtë kuptim, konsideroj që kjo është dëmtuese, por nuk kam ofruar kurrfarë garancish – jo, dhe as që mundem ta bëj këtë. Kjo, thjesht është e pamundur. Edhe po të kisha thënë kështu, unë e kam të pamundur ta bëj këtë”, ka thënë Millanoviq.
Ai ka shtuar që Kroacia nuk do ta bënte atë që e ka bërë Hungaria, si anëtare e BE-së – që t’i japë azil ish-kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevskit, i cili kishte ikur në Hungari, në mënyrë që t’i shmangej dënimit me burg prej dy vjetësh, për shkak të korrupsionit.
Edhe Presidenca thotë se Kosova nuk mund të jetë garantuese
Këshilltari për media i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka thënë se Kosova nuk mund të jetë garantuese për mbrojtjen në liri të ish-udhëheqësve të UÇK-së.
“Çështja e garancisë është përmendur në mendimin e ndarë të njërit prej gjyqtarëve (Kai Ambos), por nuk është pranuar si opsion nga Paneli i Apelit të Dhomave të Specializuara. Për më tepër, në mendimin e ndarë, gjyqtari Kai Ambos qartë i referohet shtetit të tretë. Republika e Kosovës, me asnjë interpretim, nuk mund të konsiderohet shtet i tretë, sepse gjykata funksionon nën juridiksionin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kupina.
IKD: Kosova mund të llogaritet si “shtet i tretë”
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova mund të konsiderohet si vend i tretë dhe në të ardhmen, Kosova mund të japë garancione.
“Nëse trupi gjykues në të ardhmen, mund ta kërkojë ose mund ta konsiderojë si vlerë të shtuar garancionin nga ana e institucioneve të Kosovës për rastet në të ardhmen, Kosova hyn në kuadër të shteteve të treta, vendeve të treta dhe mund të japë garanca të tilla”, tha Miftaraj.
Sipas tij, kjo nuk mund të bëhet në këtë fazë, pasi “Gjykata Speciale nuk ka kërkuar garancione dhe institucionet e Kosovës nuk mund të japin garancione të tilla në këtë fazë”.
Ish-kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Hysen Berisha, ditë më parë ka deklaruar se Kroacia ka ofruar garanci për lirimin me kusht nga Gjykata Speciale, të krerëve të UÇK-së.
Radio Evropa e Lirë ka tentuar të marrë një përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës, por nga kjo parti nuk kanë komentuar lidhur me këtë.
Për çka akuzohen ish-krerët e UÇK-së?
Në tetor të vitit 2020, Gjykata Speciale për hetimin e krimeve të kryera gjatë luftës së Kosovës, kishte konfirmuar aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, nën dyshime për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë në 1998 dhe 1999.
Të gjithë ata janë në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit të kaluar.
Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.
Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty./REL

Ministri Mehaj falënderon Turqinë për përkrahjen e FSK-së

Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e korit diplomatik në Kosovë, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.
Siç bëhet e ditur në kumtesën ministrore, ambasadori Sakar, i përcolli ministrit Mehaj urimet e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Turqisë Hulusi Akar.
Duke e uruar personalisht për detyrën e ministrit, ambasadori Sakar i premtoi ministrit Mehaj se Turqia, si një vend mik dhe aleat i fuqishëm i Kosovës, do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, në të gjitha fushat dhe komponentët në mënyrë që t’i përmbushë me sukses të plotë synimet e saj.
Nga ana e tij, ministri Mehaj e falënderoi ambasadorin Sakar për vizitën e tij duke shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për Republikën e Turqisë, për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së.
Të dy u pajtuan që bashkëpunimi në nivel të ministrive të mbrojtjes të fuqizohet edhe më tej në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë.

Donika Gërvalla ftohet të raportojë para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka ftuar ministren Donika Gërvalla për të raportuar në këtë komision më 11 maj, pasi sot raportoi lidhur me ecurinë për dialogun zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.
Kryetari i këtij komisioni Haki Abazi ka njoftuar se anëtarët e komisionit u dakorduar që kryediplomatja të ftohet në raportim pas.
Postimi i plotë:
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të mbajtur raportoi Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, i cili e informoi komisionin lidhur me vizitën e tij në Bruksel dhe takimet e zhvilluara atje dhe dinamiken qe pritet ne muajt ne vazhdim. Takimi është karakterizuar me pyetje, diskutime dhe komente të frytshme për të vendosur bazat e bashkepunimit dhe komunikimit Komision Parlamentar- Ekzekutiv, me qëllim të rritjes së llogaridhënies, transparencës dhe shkëmbimit të informacioneve për proceset e rëndësishme që janë duke u zhvilluar në vendin tonë.
Gjithashtu KPJD sot miratoi fushë-veprimtarinë e komisionit. Anëtarët e komisionit u dakorduan që të kërkohet nga grupet parlamentare që të dërgohen propozimet sa i përket përbërjes së anëtarëve të grupeve të Miqësisë për Legjislaturën e VIII, ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës me parlamentet e shteteve tjera. Mbledhja vijoi me propozimin që të formohet një grup punues brenda komisionit lidhur me mundësinë e plotësim-ndryshimit të rregullores për formimin e grupeve të miqësisë, e cila rregullore daton që nga viti 2009.
Në fund të mbledhjes, anëtarët e komisionit u dakorduan që në takimin e radhës të planifikuar më datë 11 Maj 2021, të ftohet Ministrja e Punëve të Jashtme, Znj. Donika Gërvalla Schwarz, për të raportuar lidhur me Planin Legjislativ të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
.

310 Të Shëruar Dhe 153 Raste Me Covid-19!, 4 Të Vdekur

Postimi i plote nga IKSHPK
310 TË SHËRUAR DHE 153 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.474 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 153 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Viti 1 rast (73 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 105.864 raste nga 544.548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.195 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 310 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.322 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.347.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 35 raste, Ferizaj 17 raste, Pejë 14 raste, Gjakovë 13 raste, Kaçanik 11 raste, Gjilan 10 raste, Istog 9 raste, Podujevë 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Vushtrri 8 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Klinë 4 raste, Drenas 2 raste, Obiliq 2 raste, Prizren 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste, Malishevë 1 rast.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Konjufca: Themelet e lirisë dhe shtetit tonë qëndrojnë mbi sakrificën e dëshmorëve

Me rastin e 5 Majit – Ditës Kombëtare të Dëshmorëve të Atdheut, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, vizitoi disa vatra të rezistencës çlirimtare në Kosovë dhe nderoi dëshmorët e martirët e rënë për lirinë e vendit tonë.
Kështu, ditën e sotme kryekuvendari Konjufca e filloi me nderime në Prekaz, te varri i Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, për të vazhduar më pas në Kompleksin Memorial në Morinë.
Pasi vendosi lule dhe nderoi të rënët, kryetari i Kuvendit vazhdoi për në Gllogjan, për të bërë homazhe në Kompleksin “Dëshmorët e Kombit”.
Nderimin për heronjtë, kryekuvendari Konjufca e përmbylli në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan, duke vendosur lule pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti.
“Sakrifica sublime e dëshmorëve të kombit qëndron e shenjtë në themelet e lirisë. Pa luftën e tyre për liri, ne nuk do ta kishim shtetin tonë e as pavarësinë. Është obligim institucional t’i nderojmë e t’i kujtojmë të rënët për liri. Ata kanë rënë në të kaluarën por nuk janë pjesë e së shkuarës, por janë shumë aktualë”, theksoi me këtë rast kryekuvendari Konjufca.

Zvicra merr vendimin, heq Kosovën nga lista e shteteve me rrezik nga Covid-19

Zvicra ka vendosur që ta heqë nga lista e karantinës shtetin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).
Kjo zyrë ka publikuar listën e re të vendeve që konsiderohen me rrezik të lartë të përhapjes së COVID-19, në të cilën listë Kosova nuk figuron më si shtet me rrezik, transmeton Telegrafi.
Karantina për qytetarët të cilët kanë udhëtuar nga Kosova drejt Zvicrës ka qenë në fuqi nga 22 marsi i këtij viti e deri më 06 maj 2021, që nënkupton se që nga nesër nuk do të ketë më karantinë për të gjithë ata persona që udhëtojnë nga Kosova në Zvicër.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), krahas Kosovës nga lista e karantinës ka hequr edhe edhe Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinën.
Me riaktualizimin e fundit, karantina është e detyrueshme për shumë shtete, regjione dhe bashkësi të shteteve.
.

Parashikimi i motit

Gjatë ditës së enjte parashikohet mot pjeserisht me diell, temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 23 gradë celcius. Në Tiranë poashtu parashikohet moti pjeserisht me diell ,temperaturat do te levizin nga 12 deri në 25 gradë celcius

COVID-19 në Kosovë: Total raste: 105864,Të shëruar: 96322 të vdekur: 2195
www.rtvarberia.com

Related Post

Kuvendi të enjten diskuton raportin e DASH-it, VV-ja përmend marrëveshjet Me këtë recetë humbas 0,8-1 kg yndyrë në ditë! Pini në mëngjes! BIOLIGHT Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten për të diskutuar rreth gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili si problematikë e ka përmendur korrupsionin e sundimin e dobët të ligjit. Kjo u vendos në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja tha se të enjten në rend dite do të jenë edhe marrëveshjet ndërkombëtare të cilat nuk po arrijnë të kalojnë. “Më 2 maj do të diskutohet lidhur me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit i cili pasohet më pastaj me diskutimin për marrëveshjet ndërkombëtare. Të gjitha këto marrëveshje e kapin shifrën prej 390 milionë euro, dhe për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës dhe mospërkushtimit të partive opozitare këto kanë mbetur të bllokuara”, tha ai. Ndërsa, shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri tha se kryesia e Kuvendit ka miratuar kërkesën e tyre që në një nga seancat plenare të diskutohet për qeverisjen Kurti. Andaj ai edhe ka kërkuar nga shefi i qeverisë, Albin Kurti që të ballafaqohet në Kuvend me opozitën. “Kërkesa e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për të debatuar për dridhjet e qeverisë është miratuar por në seancën e ardhshme ne do të debatojmë për gjetjet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Seanca e radhës fokusin kryesor do ta ketë në një raport i cili në esencë e targeton qeverinë si institucion që ka probleme serioze me çështjen e korrupsionit dhe çështje tjera. Ne presim dhe kërkojmë që kryeministri të jep llogari. Më 22 mars ne kemi pasur karkesë për t’u ballafaquar me mocion për shkarkimin e qeverisë dhe ne kërkojmë që kryeministri të vjen në Kuvend e të ballafaqohemi. Ne besojmë që kjo është qeveria më e dobët që kemi pasur”, theksoi ai. Muja e Tahiri u pyetën edhe rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Të njëjtit u shprehën optimistë për rrugën e Kosovës drejtë këtij Këshilli, derisa thanë se anëtarësimi në të nuk kufziohet me themelimin e Asociacionit. “Është e rëndësishme që vende si Serbia mos të kenë veto për të ardhmen demokratike të shteteve tjera. Kosova i ka plotësuar kushtet dhe ne duhet të besojmë që Kosova do të jetë anëtare e re e Këshillit të Evropës”, tha deputeti Muja. Shefi i grupit të deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se qeverisja e Kurtit, sipas tyre, ka katër tendenca. “Tendenca e parë është kalimi i ligjeve antikushtetuese të cilin ne e kemi bllokuar vazhdimisht. Tendenca e dytë ka qenë kapja e paligjshme e bordeve dhe agjencive të pavarura. E treta ka qenë në vazhdimësi pengimi i Lëvizje Vetëvendosje që të kryhet një nga funksionet kryesore të Kuvendit e cila është mbikëqyrja e Komisioneve Parlamentare. Janë 6 komisione parlamentare që janë bllokuar. Në javën e fundit kemi pasur dy raporte ndërkombëtare të cilat nxjerrin një qeveri të dështuar. Qeveria Kurti shihet si një qeveri e korrupsionit masiv”, tha ai. PROMOTED CONTENT Me këtë recetë, kyçet tuaja janë rikuperuar pa operacion! BONE CONTROL Polygamous Cults? 7 Celebs Who Like To Keep Their Past Hidden ZESTRADAR Deciphering The Stars: Alien Races Rumored To Have Visited Earth ZESTRADAR Eliminon mykun e thonjve në 3 ditë! Lexoni recetën MUCOPED Epic Friendship: Duets You Never Saw Coming HERBEAUTY The Femme Fatale Moves South African Women Have Mastered ZESTRADAR Tarzan’s Origin Story Is Kinda Messed Up! ZESTRADAR Indian Mermaid – The Woman Who Spent 22 Years In A Lake! ZESTRADAR 76 Going On 30, The Secrets Of Thailand First Miss Universe ZESTRADAR Reporter Spots Sister ‘Stole’ Her Watch Live On TV LIMELIGHT MEDIA Audrey’s Viral Journey: Karaoke Stardom to Inspiring Teen HERBEAUTY Can The Goliath Frog Come Back From The Brink Of Extinction? ZESTRADAR Was This The Wildest Transformation In Queer Eye History? ZESTRADAR Monster Of The Marsh: Where Can You Find This 18-Inch Leech? ZESTRADAR Meet The World’s Biggest Snake – You Won’t Believe Its Length! ZESTRADAR Sponsoruar / Sponsored Kosova e zhvillon stërvitjen e dytë, paraqitet Edon Zhegrova Mos i humb Propozimi për liberalizimin e vizave kalon në janar të vitit 2024 Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi mbeten në paraburgim Dy kuvendet e qeveritë, Kosovë-Shqipëri bashkohen me 27 nëntor në Tiranë Të fundit nga Lajme 14:04 / E Hënë, 29 PrillNis dëshminë dëshmitari i 58-të i ZPS-së në rastin Thaçi dhe të tjerët14:01 / E Hënë, 29 PrillPublikohet lista e studentëve të Prishtinës, përfitues të bursës komunale 2023-202413:58 / E Hënë, 29 PrillPo zhvillonin gara të shpejtësisë në Istog, policia i gjobit me nga 500 euro dy kundërvajtësit13:55 / E Hënë, 29 PrillMbahet seanca e radhës ndaj Enver Sekiraqës, në seancë ishte edhe babai i Triumf Rizës13:45 / E Hënë, 29 PrillMungon Sami Kurteshi, shtyhet seanca në rastin ku ai po akuzohet për sulm ndaj zyrtarit të KQZ-së13:31 / E Hënë, 29 PrillShërbimi Korrektues i Kosovës shpërblen me kontratë njëburimore “Beni Donën”, vlera mbi 360 mijë euro Ky është djegësi më i mirë i yndyrës në shtëpi: receta! BIOLIGHT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You Missed