Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje fëmijëve dhe të rinjve që të bojkotojnë mësimin dhe të nisin protestat, për të kundërshtuar mbylljen e Tik-Tok-ut nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.
Komentet Berisha i bëri përmes një deklarate për mediat, ku mes të tjerash u bëri thirrje atyre që të merrnin pjesë në protestën e 15 marsit, për mbylljen e Tik-Tok-ut, shkruan A2 CNN-i.
Ai gjithashtu garantoi nxënësit se nuk do të guxojë asnjë shkollë apo mësues të marrë masa ndaj tyre, sepse në të kundërt sipas tij, do përballen me pasojat më të rrepta ligjore.
Ditën e djeshme, Qeveria shqiptare ka vendosur mbylljen përkohësisht të rrjetit social Tik-Tok për 1 vit.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu.