Hën. Pri 29th, 2024

Kurti: BE të heqë vizat, Kosova ka plotësuar më shumë kritere se vendet e rajonit

By Rtv Arbëria Nën 22, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në Austri ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizmin vizave.

Ai po ashtu tha se, Kosova ka plotësuar më shumë kritere se vendet tjera të rajonit,

Gjatë një ligjëratë në Vjenë me temën “Kosova, një rreze shprese për demokracinë në Evropën Juglindore”, u shpreh se, Bashkimi Evropian duhet të heqë vizit për Kosovën.

Kurti tha se nga partnerët e BE-së, përveç liberalizimit të vizave pret edhe ndihmë në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

“Austria duhet të na ndihmojë me pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën. Po ashtu liberalizimi i vizave për Kosovën. 95 nga kriteret janë plotësuar që janë më shumë se sa kriteret që janë plotësuar nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo Serbia. BE duhet të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës”, theksoi kryeministri Kurti.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *