Hën. Pri 29th, 2024

Tragjike: 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut vdesin në aksidentin në Bullgari, Prokuroria jep detajet e fundit: Ka pasur shpërthim

By Rtv Arbëria Nën 23, 2021

Në orët e para të mëngjesit të sotëm autobusi i kompanisë “Besa Trans” u përshi nga flakët në autostradën e Bullgarisë.

Nga ky akisdent janë shkaktuar 46 viktima, ndërsa 7 persona janë lënduar.

Në tragjedinë e rëndë mbetën të vdekur edhe 12 fëmijë, ndërsa viktimat ishin kryesisht shqiptarë.

Ndërkohë, në video i shikuat pamjet kur autobusi po digjej, ndërsa forcat e zjarfikses shuanin zjarrin

Rrëqethëse! Nëna me binjakët në krahë u dogj e gjallë pranë derës së autobusit

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Bullgari ditën e sotme ku 45 shqiptarë kanë humbur jetën në aksidentin tragjik teksa po ktheheshin nga Stambolli.

Sipas mediave vendase, dëshmitarët e kësaj tragjedie deklaruar se para derës së mesme të autobusit është gjetur trupi i djegur i një gruaje me dy fëmijët e vegjël në krahë.

“Ndoshta bëhet fjalë për viktimat më të vegjël, binjakët dhe nëna e tyre”, tha dëshmitari.

Sipas medias aktualisht inspektorët janë duke hetuar nëse ka pasur karburant shtesë (benzinë) në autobus, pasi nafta ka shpërthyer fort, dhe autobusi ka qenë me naftë.

Para vendit të aksidentit është gjetur një copë gome, e cila me gjasë ka shpërthyer, pas së cilës shoferi ka goditur rrethojën mbrojtëse.

Tragjedia shqiptare në Bullgari, reagon Sekretari amerikan Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur ditën e sotme në Bullgari ku humbën jetën 45 shqiptarë që ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll.

Blinken shprehet se DASH dhe popullin amerikan shprehin ngushëllimet për humbjet e jetëve në incident.

“DASH dhe populli amerikan shprehin ngushëllimet për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për humbjen tragjike të jetëve në aksidentin e sotëm të autobusit dhe në zjarrin e rënë në shtëpinë e të moshuarve.

Zemra jonë është me ata që janë në zi ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, shkruan Blinken.

***

Sipas informacioneve fillestare, autobusit i ka plasur goma e përparme djathtas, e më pas është përplasur në parmakë dhe është zvarritur. Në atë moment është derdhur karburanti që lidhet me ngrohjen në autobus, pas çka ka rënë zjarri. Kjo ka ndodhur në pjesën e përparme të autobusit.

Këto detaje u zbuluan në një deklaratë për Televizionin Kombëtar Bullgar nga Vasko Pirgov, i cili është ekspert i motorëve me djegie të brendshme dhe ishte ndër të parët që mbërriti në vendin e tragjedisë në mëngjes. Sipas tij, shoferi pranë karrigeve të përparme ka pasur tuba të mbushur me naftë, dhe për këtë shkak ka ndodhur shpërthimi.

“Zjarri ka ndodhur për shkak të gabimit të shoferit, i cili është shpërqendruar në rrugë. Aty është një çezmë ku ndalen njerëzit që kanë ndonjë nevojë, është për pauzë, ka disa lokacione të këtilla dhe është e thurur me bankinë. Duke hyrë në bankinë, shoferi ka goditur dhe e ka thyer shenjën që tregon se aty ka çezmë. Ajo shenjë ka fluturuar rreth 35 metra. Me siguri autobusi ka lëvizur me shpejtësi më shumë se 100 km në orë. Autobusi nuk ka shenja frenimi, do të thotë, shoferi nuk ka reaguar në mënyrë përkatëse”- deklaroi Vasko Pirgov, ekspert për motorë me djegie të brendshme.

Megjithatë, organet bullgare të hetimit nuk kanë vërtetuar nëse në autobus ka pasur fuçi me karburant. Në zbulimin e shkaqeve të tragjedisë do të punojnë vetëm organe bullgare të hetimit.

“Po vijmë sërish te versionet kryesore, a është gabim njerëzor apo mosfunksionim teknik i autobusit? Ka qenë edhe shoferi i dytë, por nuk mund të themi nëse ka shpëtuar. Mendojmë se të dy shoferët nuk kanë mbijetuar”- pohoi Borisllav Sarafov, Shërbimi hetimor kombëtar i Bullgarisë.

Bullgaria paralajmëron hetim të shpejtë.

“Dua të siguroj kolegët e mi nga Maqedonia e Veriut se Prokuroria Publike e Bullgarisë do të bëjë çdo përpjekje për të kryer hetim të shpejtë, objektiv dhe efikas për të përcaktuar arsyet e këtij incidenti të rëndë”- tha Sijka Mileva, Prokuroria publike e Bullgarisë.

Shefi i Prokurorisë publike në Maqedoni, Ljubomir Joveski dhe shefja e Prokurorisë për Krim të organizuar, Villma Ruskoska, ishin në vendin e ngjarjes dhe informuan, se me kolegët bullgarë do të bashkëpunojnë vetëm rreth dokumenteve të “Besa transit”.

“Këtu është në vendngjarje, atje ku është autobusi, është edhe pronari i kompanisë së transportit. Fola shkurt me të. Ai tha se ka 20 vite, që është kompani transporti. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë incident, kjo sipas tij. Por, siç thanë tashmë kolegët, ne do ta sigurojmë dokumentacionin e plotë për të gjithë autobusët – kur janë të regjistruar, kur kanë qenë për kontroll teknik dhe do t’ua dërgojmë kolegëve këtu në Bullgari.“- pohoi Vilma Ruskovska, Prokuroria për krim të organizuar dhe krim.

“Dokumentet për pronësinë e autobusit janë siguruar dhe do t’ua dorëzojmë kolegëve të Prokurorisë Publike Bullgare. “Por duhen studiuar shumë dokumente për të vërtetuar faktet”- tha Ljubomir Joveski, Kryeprokuror i Maqedonisë.

Kryeministri Zaev dhe kolegu i tij bullgar, Stefan Janev theksuan se sot nuk do të spekulojnë për shkaqet e aksidentit, por këtë do ta vërtetojnë organet hetuese.

***

Drejtori i Shërbimit kombëtar të hetuesisë, Borislav Sarafov ka treguar detaje të reja rreth aksidentit të autobusit ku mbetën të vdekur 45 njerëz nga Maqedonia e Veriut.

Ai ka thënë se rezultatet e ADN-së të udhëtarëve do të dalin për dy ditë.

Sarafov për dnes.bg e ka konfirmuar informacionin se ka pasur shpërthim në autobus.

Ai gjithashtu ka thënë se së bashku me kolegët nga Maqedonia e Veriut kanë definuar drejtimin e hetimeve.

“Lista e udhëtarëve të autobusit i është dërguar autoriteteve të Maqedonisë dhe procesi i identifikimit ka filluar. Bullgaria pret nga Maqedonia që të dërgojë ekzemplarë të ADN-së nga familjarët e të aksidentuarve, që të lehtësohet identifikimi i të vdekurve dhe të lënduarve”.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk ka evidencë se në autobus ka pasur lëndë djegëse apo naftë, siç është përmendur nga zyrtarë të tjerë lokal.

Sarafov ka shtuar se kanë kontaktuar me pronarin e agjencionit duke thënë se nga i njëjti do të kërkohet dokumentacioni i plotë për autobusët dhe për kompaninë.

Për fund, ai shprehu ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave dhe u dëshiroi shërim të shpejtë të lënduarve.

Shefja e klinikës ku po trajtohen të mbijetuarit: Janë djegur, kanë trauma të rënda

Të paktën 45 persona humbën jetën në një aksident të rëndë rrugor në të cilin një autobus mori flakë në autostradën e Strumës, afër Sofjes së Bullgarisë.

Në autobus udhëtonin mbi 50 persona. Mes të vdekurve ka edhe fëmijë. Në aksident ka humbur jetën edhe shoferi. 7 persona – 2 gra dhe 5 burra, kanë shpëtuar dhe janë vendosur në spitalin “Pirogov” raporton agjencia bullgare e lajmeve, BGNES.

Në spital ndodhen 7 persona, të gjithë me djegie në fytyrë dhe rrugë të sipërme respiratore. Me djegie në duar ka dy raste, të tjerat me plagë. Kështu tha Maya Argirova, shefe e klinikës së djegieve në spitalin Pirogov, për viktimat e aksidentit që shpëtuan gjallë. Viktima e shtatë kishte frakturë në kofshë dhe është vendosur në Traumatologji.

“Njerëzit janë në trauma të rënda, kanë humbur të afërmit, fëmijët. Ata u hodhën nga xhamat e autobusit, prej nga kanë marrë lëndimet”, shtoi Argirova. Ajo tha se ata janë sjellë në spital pas orës 3.

Autobusi ka hyrë në Bullgari përmes pikës kufitare Kapitan Andreevo mbrëmë pak pas orës 21:00. Rreth orës 3.00 ka ndodhur aksidenti i tmerrshëm në autostradën në drejtim të Sofjes – Bllagoevgrad.

Prokuroria konfirmon shpërthimin, rrëfehet i mbijetuari

Prokuroria bullgare ka konfirmuar se ka pasur një shpërthim në autobusin me pasagjerë nga Maqedonia e Veriut. Prokurori Lyubomir Yovevski tha se pritet që të shihet se pse ka ndodhur shpërthimi.

Sipas tij, do të verifikohet nëse shpërthimi ka ndodhur brenda autobusit apo për shkak të përplasjes me bordurat mbrojtëse.

Aksidenti u mori jetën 45 personave. Sipas agjencisë AFP, ky është aksidenti më i rëndë rrugor në një dekadë në Europë.

Ngjarja e rëndë ka shkaktuar edhe përplasje politike në vend, për shkak të cilësisë dhe mirëmbajtjes së akseve rrugore.

Ndërkohë Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev deklaroi se ka arritur të bisedojë me njërin nga personat e plagosur që ndodhen në spitalin “Pirogov”.

Në një intervistë për Bulgaria ON AIR, Zaev pohoi se viktimat janë të moshave të reja, 25-30 vjeç, por mes tyre ka edhe fëmijë.

“Ai më tha se ka dëgjuar shpërthim. Kanë arritur të shpëtojnë pasi kanë thyer dritaret dhe kanë arritur të dalin nga autobusi. Viktimat e tragjedisë janë persona të moshës prej 25-30 vjeç, ka edhe fëmijë. Tragjedia është e madhe. Ju besojmë kolegëve tanë bullgarë për hetimin. Nëse u duhet ndihmë, jemi të gatshëm të ndihmojmë në hetim. Tani më e rëndësishmja është të shohim t’u ndihmojmë të lënduarve”, deklaroi Zaev.

E trishtë: Një familje 12-anëtarëshe në mesin e viktimave të aksidentit në Bulllgari

Në aksidentin tragjik në Bullgari kanë vdekur 45 persona, shumica prej tyre shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Gazetari maqedonas, Zekirija Mexhiti, ka deklaruar se ka familje të tëra që janë shuar, derisa në mesin e fëmijëve që kanë vdekur pati edhe binjak.

“Është një tragjedi e rëndë. Kemi familje të tëra që janë shuar, kemi fëmijë binjakë, ka familje mbi 12-anëtarëshe që është shuar tërësisht në këtë tragjedi”.

Ai deklaroi në TCH se nga informacionet fillestare thuhet se autobusit paraprakisht i kishte shpërthyer goma e djathtë e parme, e cila më pas ka çuar në tërheqje zvarrë të autobusit. Autobusi është përfshirë nga flakët ndërsa jozyrtarisht thuhet se ka pasur karburant rezervë, i cili është ndezur.

Qeveria shpall tri ditë zie në Maqedoni pas aksidentit tragjik

Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim që në Republikën e Maqedonisë së Veriut të shpallet tri ditë zie për shkak të aksidentit të autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona.

Flamujt shtetërorë para Qeverisë tashmë janë ulur në gjysmështizë, raporton AlsatM.

Pas aksidentit tragjik, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zave bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani shkuan në vendin ku edhe ndodhi tragjedia.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *