Hën. Pri 29th, 2024

Viktima në Llaushë kishte raportuar dhunën në polici më 1 janar

By Rtv Arbëria Jan 6, 2022

Një grua dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga burri i saj në fshatin Llaushë të Skenderajt të mërkurën pasdite.

Punonjësi i Qendrës për Punë Sociale në Skenderaj, Ylli Veliqi, bënë të ditur se ky rast nuk është paraqitur më herët në QPS, por ka qenë në trajtim vetëm sa i përket ndihmës në asistencë sociale

“Unë personalisht, më 1 janar të këtij viti, kam marrë një telefonatë nga stacioni policorë në Skenderaj lidhur me rastin në fjalë. Kësaj telefonate i jam përgjigjur dhe kam shkuar direkt në stacionin policorë, bashkë me zyrtarët policorë kemi marrë një deklaratë fillestare prej viktimës ose të ndjerës tani, e njëjta nuk ka raportuar prapë se ka qenë viktimë e dhunës në familje për këto ditë që lam pas. Mirëpo ka deklaruar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë sistematike ndaj saj me vite të tëra, për një kohë në të kaluarën,” u shpreh ai në Info Magazine.

Tutje, Veliqi tha se QPS në këto raste vendos për strehim apo jo duke pasur parasysh edhe vullnetin e viktimave të dhunës në familje.

“Në këtë rast e dimë që tani e ndjera ka refuzuar që të strehohet në një Qendër që ne i kemi marrëveshje në disa qytetet të Kosovës, pa dashur të përmendim cilat janë ato, e njëjta ka refuzuar. Mirëpo ka gjetur mbështetje nga djali i saj i cili e ka shoqëruar në polici, që i njëjti është shprehur se është i gatshëm që të kujdeset për nënën e tij në familje, apo në shtëpinë e tyre në fshatin Llaushë.”

Ai tha se ka raste që viktimat e dhunës në familje hezitojnë të strehoen sepse mendojnë që u bënë dëm për tu rikthyer në familje.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *