Sht. Pri 27th, 2024

Policia e Kosovës reagon pas publikimit të lajmit për forcat policore që po shkonin drejt Mitrovicës

By Rtv Arbëria Shk 25, 2022

Sot gjatë ditës në media është publikuar një sekuencë ku shihen makineri të forcave speciale të Policisë së Kosovës teksa lëvizin drejt qytetit të Mitrovicës.

Lidhur me një video të tillë, kanë reaguar nga Policia e Kosovës, të cilët thonë se policia që shihet në atë video, ka qenë e angazhuar në detyra të rregullta rutinore që nuk ndërlidhen me ndonjë operacion të kryer sot.

“Policia e Kosovës, me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, lëshon këtë njoftim sqarues lidhur me shkrimet në disa media, përfshirë shkrimin dhe publikimin e një video sekuencë në Klan Kosova ku shihet lëvizja e disa automjeteve të njësiteve relevante policore.

Njësitet policore të cilat shihen në atë video sekuencë të publikuara sot, kanë qenë të angazhuara në detyra të rregullta rutinore dhe nuk ndërlidhen me ndonjë rast apo operacion të kryer sot”, thuhet në reagim.

“Andaj me qëllim të informimit të drejtë dhe të mos shqetësimit të opionit publik, informacionet dhe konfirmimet zyrtare para se ato të publikohen mund të merren nga Policia e Kosovës e cila gjithmonë është transparente”, përfundon reagimi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *