Sht. Pri 27th, 2024

Bastisje në dy lokacione në Malishevë, policia arreston tre persona dhe konfiskon armë

By Rtv Arbëria Gus 5, 2022

Stacioni Policor në Malishevë sot ka kryer kontroll në dy lokacione të ndara në vendbanime të dyshuarve në fshatrat Drenoc e Janiq të Malishevës.

Gjatë kontrollit në fshatin Drenoc, në posedim të të dyshuarit J.K., i lindur në vitin 1993, shtetas i Republikës së Kosovës, janë gjetur një AK47 me dy karikatorë dhe 32 copë fishekë si dhe një pistoletë EKOL FIRAT Magnum 9mm dhe një gëzhojë e kalibrit 7.62mm., të cilat janë sekuestruar si prova materiale.

Ndërsa, gjatë kontrollit në fshatin Janiq është gjetur dhe sekuestruar si provë materiale një pistoletë EKOL special me 6 copë fishekë, një karikator si dhe 11 gëzhoja për pistoletë me gaz të kalibrit 9mm.
Në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar S.K., i lindur në vitin 1962, shtetas i Republikës së Kosovës dhe E.M., i lindur në vitin 1996, shtetas i Republikës së Kosovës.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre të dyshuarit janë ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe janë iniciuar dy raste “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *