Die. Pri 28th, 2024

Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në trafikim me narkotikë

By Rtv Arbëria Gus 20, 2022

Hetuesit policorë të Sektorit Qendror të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Prishtinë, nën dyshimin se një i dyshuar merret me trafikim me lëndë narkotike, sot, në ora 12:00, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran), kanë ndalur një veturë, pasi dyshohet se më të po kryhej bartje e lëndëve narkotike.

Policia gjatë kontrollit të veturës në bagazh, te rrota rezervë, kanë hasur gjashtë paketime me substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit heroinë. Po ashtu janë konfiskuar edhe dëshmi tjera.

Policia duke zbatuar procedurat, në koordinim me organet e drejtësisë, ka kontrolluar edhe shtëpinë e të dyshuarit: I.B. (viti i lindjes 1977). Gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e ndaluar.

I dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike”.

Me aktvendim nga prokurori, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *