Pre. Dhj 6th, 2024

Ambasadori i ri i Kosovës në Tiranë, Albin Kurti zgjedh Skenderi Durmishin

Ky është Skender Durmishi, i përzgjedhur për ambasador karriere për Ambasadën e Kosovës në Tiranë.

Burimet brenda kësaj ministrie kanë treguar se ai është përzgjedhur nga shefja e diplomacisë, Donika Gërvalla Schwarz për katër vjetët e ardhshme bazuar në përvojën e tij diplomatike.

Media ka provuar të marrë një përgjigje nga Durmishi por i njëjti ka refuzuar të prononcohet në këtë fazë.

Megjithëkëtë Top Channel ka siguruar CV e tij..

Durmishi aktualisht është Drejtor i Departamentit për Planifikim Politikë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

ImageSkender Durmishi
Por, që nga viti 2008 ai ka përfaqësuar vendin në disa shtete, por n asnjë raste nuk kishte përfunduar mandatin.

Në vitin 2008 deri 2010, ai ishte Zëvendës Ambasador në Ambasadën e Kosovës në Bruksel.

Tutje, nga 2010 deri 2012 ai ishte themelues dhe shef misioni i Ambasadës në Maqedoni, pastaj nga 2012 deri 2013 themelues dhe shef misioni ne Ambasadën e Australisë.

Në vitin 2014, Durmishi ishte kthyer në Kosovë si Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike në ministri, për t’ju rikthyer vetëm një vit pas diplomacisë jashtë vendit si Ambasador në Podgoricë të Malit të Zi.

Në anën akademike ai ka përfunduar Fakultetin Juridik dhe masterin për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës ndërsa ka doktoruar në Universitetin e Shkupit për Shkenca Juridike- Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Në MPJ kanë pranuar se ambasadori i ri për në Tiranë tashmë është përzgjedhur por duke mos bërë të ditur emrin derisa shteti pritës ta konfirmoj atë.

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti thotë se në rastin e Shqipërisë nuk ka rëndësi nëse ambasadori është i karrierës apo politik.

Media merr vesh se para Durmishit, Gërvalla kisha propozuar për ambasador, Idriz Zeqiraj, por ai si kishte hyrë as filtrave të parë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *