Die. Tet 6th, 2024

Bislimi mirëpriti Giuccin në takim, diskutuan për zhvillimin ekonomik

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim ditën e sotme përfaqësues nga Ekipi Ekonomik Gjerman, të kryesuar nga drejtuesi i saj, Ricardo Giucci.

Bashkëbisedimi u fokusua në ecurinë zhvillimore të vendit dhe indikatorët ekonomikë. U theksua rritja ekonomike që ka njohur Kosova në tri vitet e fundit, rritja e investimeve të huaja direkte duke qenë më e larta në rajon, rritja e të hyrave, krijimi i vendeve të reja të punës e ulja e inflacionit mes tjerash.

Zëvendëskryeministri tha se bazuar në krejt indikatorët ekonomikë, që japin pasqyrën e situatës ekonomike në vend, vërejmë se zhvillimi i Kosovës është një histori suksesi dhe unike, teksa Giucci tha se të gjithë këta indikatorë pozitivë shfaqin një tendencë dhe dinamikë pozitive e të fuqishme për zhvillimin, të tashmen e të ardhmen e vendit. Ai vlerësoi politikat ekonomike të ndërmarra nga qeveria dhe zhvillimin e hovshëm ekonomik që po njeh vendi.

Në takim u diskutua dhe për rëndësinë e benefitet e Tregut Unik të Pagesave në Euro (SEPA), si vazhdimësi e diskutimit të mbajtur edhe javën e kaluar në Europe House, ku zëvendëskryeministri shprehu përsëri punën dhe hapat që po bën Qeveria në lidhje me avancimin drejt anëtarësimit në SEPA.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *