Sht. Tet 5th, 2024

Daçiq e falënderon Kinën për mosnjohjen e Kosovës

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka nisur vizitën e tij në Kinë të dielën. Ai e ka vlerësuar Kinën si një nga partneret më të rëndësishme të politikës së jashtme të Serbisë.

Në njoftimin e qeverisë serbe, thuhet se Daçiq është takuar me ministrin e Sigurisë Publike të Kinës, Wang Xiaohong. Gjatë takimit Daçiq e ka falënderuar Kinën për mosnjohjen e Kosovës.

“Ai e falënderoi Republikën Popullore të Kinës për mbështetjen e saj në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Serbisë, veçanërisht në qëndrimin e saj konsistent dhe të qartë për çështjen e mosnjohjes e Kosovës’”, ka njoftuar Qeveria e Serbisë.

Vizita e Daçiqit vjen vetëm pak ditë pasi që Aleksandër Vulin ishte takuar në Rusi me presidentin rus, Vladimir Putin.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *