Die. Tet 6th, 2024

Fitore Pacolli poston foto me Ramën, fotografitë tregojnë se atmosfera e takimit nuk ka qenë më e mira

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka njoftuar se në cilësinë e kryetares së Komisionit për Mjedis, bashkë me deputetin Salih Zyba ka takuar kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Në këtë takim, ajo ka thënë se kanë paraqitur para kryetarit shqetësimet që qytetarët e Komunës së Prishtinës kanë adresuar në Komision.

Por, ajo që bie ne sy janë fotografitë e këtij diskutimi, ku vërehet se atmosfera nuk ka qenë më e mira, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Fitore Pacollit:

Në cilësinë e Kryetares së Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim bashkë me deputetin Salih Zyba takuam Kryetarin e Komunës së Prishtinës z. Perparim Rama.

Ne paraqitëm para Kryetarit shqetësimet që qytetarët e Komunës së Prishtinës kanë adresuar në Komision. Ne e njoftuam se Ndërmarrja Publike Prishtina Parking po shkel të drejtat e qytetarëve në baza ditore përmes veprimeve të jashtëligjshme. Veprimet e “Prishtina Parking” bien në kundërshtim me Ligjin për ndërtesat e banimit në bashkëpronësi.

Ne kërkuam që urgjentisht të ndërpritet shfrytëzimi i hapësirave rezidenciale për përfitim të shumëfisht. Prishtina Parking përfiton pagesë nga banorët rezidencial dhe në të njëjtën kohë i lëshon ato për shfrytëzim për ata jorezedencial. Parking Prishtina në mënyrë të jashtëligjshme përfiton nga të dy palët.

Si dhe të ndërpritet shqiptimi i dënimeve, vendosja e bllokadave, konfiskimi i veturave nga Prishtina Parking dhe pranimi i pagesës së dënimeve me para në dorë pa u definuar saktë kompetencat e Prishtina Parking. Prishtina Parking përfiton para nga këto dënime ndërsa transparenca se ku përfundojnë këto para është zero.

Ne kërkuam që të pezullohet zgjerimi i Prishtina Parking deri në përmirësimin e mangësive dhe ndryshimin e rregullores.

Ne kërkuam nga Kryetari që të na jap qasje në këto dokumente:

1. Autorizimin për bllokimin dhe e veturave me të cilin vepron “Prishtina Parking”;

2. Rregulloret e brendshme të ndërmarrjes;

3. Të gjitha dokumentet nga Drejtoria e Kadastrit që vërtetojnë të gjitha parcelat për shfrytëzimin e hapësirave nga “Prishtina Parking”;

4. Dokumentat që definojnë karakterin e rrugës “B”, në veçanti shiritat anësor.

Kryetari pranoi kërkesat tona dhe na premtoi se shqetësimet e qytetarëve do të adresohen.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *