Enj. Dhj 5th, 2024

FSK merr në menaxhim pronat e Aeroportit të Dumoshit në Podujevë

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës nga sot, më 01.11.2024 do të ketë në menaxhim pronat e Aeroportit të Dumoshit, si pika strategjike për rritjen e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Mbrotjes, Ejup Maqedonci përmes një positmi në rrjetin social në Facebook.

‘’Sot, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës mori në menaxhim pronat e Aeroportit të Dumoshit, si pika strategjike për rritjen e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit. Kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e Heroit të Kosovës, strategut dhe inspiruesit të luftës sonë çlirimtare, Komandant Zahir Pajazitit. Vendosja e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në pronat e Aeroportit të Dumoshit në Podujevë është një zhvillim domethënës për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Ky hap forcon praninë e FSK-së në regjionin e Llapit dhe Gollakut, duke ofruar siguri shtesë për banorët e kësaj ane si dhe për të ofruar mbështetje më të mirë dhe më të shpejtë për reagime emergjente dhe për operacione në rast të emergjencave civile’’, ka shkruar Maqedonci.

Ky vendim tregon angazhimin e institucioneve të Kosovës për të fuqizuar kapacitetet ushtarake dhe për të kontribuar në një mjedis më të sigurtë, ka shtuar më tutje Ministri

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *