Këshilltari i Putinit, Yuri Ushakov, sot para medieve përshkroi qëndrimin e Rusisë për propozimin e armëpushimit 30-ditor.
Me pak fjalë, Ushakov e kundërshton atë, duke thënë se nuk do të ishte asgjë më shumë se një pushim i përkohshëm për ushtrinë ukrainase dhe një shans për të që të rigrupohet, shkruan BBC.
Ai thotë gjithashtu se Rusia po kërkon një “zgjidhje paqeje afatgjatë në Ukrainë që merr parasysh interesat dhe shqetësimet e Moskës” dhe shton se “një shkëmbim normal i mendimeve” midis Rusisë dhe SHBA-së “po zhvillohet në një mënyrë të qetë”.
Ushakov deklaron se SHBA-të e kuptojnë se anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk mund të diskutohet.
Ndërkohë, një delegacion nga Shtëpia e Bardhë sot arriti në Rusi, për të diskutuar pikërisht për armëpushimin.