Die. Kor 21st, 2024

Kush tha që diaspora sivjet s’ka ardhë me të madhe? Shifrat tregojnë të kundërtën, aeroporti po thyen rekorde!

By Rtv Arbëria Kor18,2022

Fluks i madh i bashkadhetarëve ia kanë mësyer Kosovës, për të kaluar pushimet në vendlindje.

Kufijve ajrorë dhe tokësorë të Kosovës po iu “vjen era” Diasporë.

Fluturimet drejt Prishtinës janë shtuar dukshëm. Këtë e kanë pohuar edhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Zyra e informimit të Aeroportit ka deklaruar për Indeksonline se në vetëm dy javët e para të korrikut (1-14 korrik) janë realizuar 1091 fluturime teksa kanë bartur me vete 142 mijë e 125 pasagjerë.

Numri i fluturimeve dhe udhëtarëve në 6 mujorëshin e parë të këtij viti dallon dukshëm me vitin paraprak, gjithashtu.

Nga janari e deri në qershor, sivjet janë realizuar 9828 fluturime, përmes të cilave kanë udhëtuar 1 milionë e 326 mijë e 132 udhëtarë.

Ndërkaq, një vit më parë, më 2021, në periudhën janar-qershor ka pasur 6048 fluturime, dhe kanë udhëtuar 721 mijë e 245 udhëtarë.

Nga Zyra e informimit thonë për Indeksonline se rritja e sivjetme është 25 për qind më e madhe se ajo e vitit 2019, para se të fillonte pandemia.

Në këtë ka ndikuar askush tjetër përpos Diasporës.

“Jemi njëri nder aeroportet me rimëkëmbjen më të shpejtë pas pandemisë dhe kjo është kryesisht si rezultat i Diasporës sonë” deklaron Aeroporti.

Ndërkohë, punë ka pasur edhe në kufijtë tokësorë.

Nga Policia thonë se në 6 mujorin e parë të këtij viti, në Republikën e Kosovës kanë hyrë 4.165.296 persona.

Vitin e kaluar, në të njëjtin interval kohor, në Kosovë kishin hyrë 3.909.642 persona.

“Më së shumti persona kanë hyrë nga Republika e Shqipërisë, 1.740.492” thuhet në përgjigjen e policisë për Indeksonline.

Aktualisht, nëpër pika kufitare të ndryshme, pritjet zgjasin ndryshe.

Pritjet më të gjata po bëhen në pikën kufitare Dheu i Bardhë, 30 deri në 35 minuta, ku kolonat janë të gjata 50 deri në 60 metra.

Ndërkaq pritje më të vogla ka në Merdarë e në Muçibabë – deri në 10 minuta.

Fluks të madh nga Diaspora pritet të ketë edhe përgjatë muajit gusht

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *