Enj. Dhj 5th, 2024

Maqedonci: Kosova do të disenjojë fluturake pa pilot

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për vendimin e qeverisë që lidhet me Ushtrinë e Kosovës, pikërisht kur sot shënohet Dita e Forcës në vendin tonë/

Ai bëri të ditur se do të themelohet një Komision ndërministror për qëllim të vlerësimit dhe nisjes së procedurave dhe negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe laborator mbi disenjimin e fluturakeve pa pilot në Republikën e Kosovës.

“Ky komision do të negociojë rreth hapjes së një fabrike shtetërore për përpunimin e municionit. Ne jemi koordinuar me partnerët tanë dhe kemi pranuar një raport të fizibilitetit për hapjen e një fabrike shtetërore. Nuk do ta pengojë sektorin privat, inkurajohen të gjitha kompanitë private që të punojnë në këtë drejtim”.

“Fluturaket pa pilot janë duke u aplikuar në luftërat në Ukrainë dhe Lindje të Mesme dhe me këtë rast vendi ynë do të disenjojë këto fluturake. Kemi shumë bashkëpunime me partnerët tanë dhe në ditët e ardhshme do të bëhet publike më shumë detaje”, tha ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *