Die. Tet 6th, 2024

Osmani dhe Roth flasin për Procesin e Berlinit dhe mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë pune në Gjermani ka takuar kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman Michael Roth.

Në takim është diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë e më gjerë.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të deputetit Roth dhe në përgjithësi të Bundestagut gjerman për aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare dhe theksoi rëndësinë e rolit të shtetit gjerman në këtë proces.

“Gjermania ka qenë një aleate tradicionale e popullit të Kosovës dhe ne e vlerësojmë shumë këtë mbështetje në përpjekjet tona për ta forcuar praninë dhe partneritetin tonë ndërkombëtar”, ka theksuar Osmani.

Presidentja dhe Roth, ndër të tjera,, diskutuan edhe për Procesin e Berlinit, me ç’rast Osmani ka ritheksuar mbështetjen e plotë për marrëveshjet e dala nga ky proces.

Një pjesë e diskutimit në takim u fokusua edhe në procesin e dialogut me Serbinë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *