Die. Kor 21st, 2024

Osmani takohet me të ngarkuarën me punë të Misionit të ShBA-së, flasin për mbajtjen e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

By Rtv Arbëria Sht8,2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Misionit të ShBA-së në Kosovë, znj. Alyson Grunder, me të cilën kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe më gjerë.

Të dy bashkëbisedueset kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm dhe bashkëpunimin konkret me qëllim të thellimit të raporteve në mes të dy shteteve.

Presidentja Osmani e ka njoftuar znj. Grunder për progresin e Kosovës në drejtim të përmbushjes së zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci, me ç’rast shprehu mirënjohje për vlerësimin pozitiv të punës së institucioneve të Kosovës nga ana e Sekretarit Blinken.

Gjithashtu, Presidentja Osmani dhe znj. Grunder diskutuan edhe për mbajtjen e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili do të mbahet në Prishtinë, më 21-23 tetor 2022, dhe është një nga zotimet në kuadër të Samitit për Demokraci.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *