Enj. Dhj 5th, 2024

PDK për sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësuar kryetarin Peci

Partia Demokratike e Kosovës ka dënuar hedhjen e granatës së dorës në ndërtesën e Komunës së Zveçait, që shkaktoi disa dëme.

PDK-ja përmes një shkrimi në Facebook tha se ky sulm është një përpjekje e qartë për të frikësuar Kryetarin e Komunës, Ilir Peci, dhe ekipin e tij.

“Ky sulm i ulët është një përpjekje e qartë për të frikësuar Kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, dhe ekipin e tij, të cilët po punojnë pa u ndalur për të mirën e të gjithë qytetarëve, pa dallim”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Tutje, në reagim thuhet se akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe se “kërcënojnë sigurinë e qytetarëve, minojnë proceset demokratike dhesynojnë destabilizimin e institucioneve tona”.

“Kryetari Ilir Peci përfaqëson angazhimin tonë për një Kosovë më të bashkuar dhe më të mirë, ku të gjithë qytetarët trajtohen të barabartë. Këto përpjekje duhet të mbështeten, e jo të sabotohen”.

“Ne u bëjmë thirrje organeve të rendit dhe sistemit të drejtësisë që të hetojnë me urgjencë këtë rast, të identifikojnë autorët dhe t’i vënë ata para drejtësisë. Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë duhet të mbeten përparësi e lartë, dhe pandëshkueshmëria për akte të tilla nuk mund të tolerohet”.

“Si PDK, e ripërsërisimin kërkesën tonë ndaj organeve të rendit që t’i ofrojnë mbrojtje dhe të garantojnë sigurinë e Kryetarit dhe zyrtarëve tjerë të Komunës së Zveçanit. Partia Demokratike e Kosovës qëndron fuqishëm pranë Kryetarit Peci dhe qytetarëve të Zveçanit. Nuk do të lejojmë që frika dhe dhuna të pengojnë përparimin tonë të përbashkët drejt një Kosove më të mirë për të gjithë”, thuhet tutje në reagim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *