Mër. Nën 6th, 2024

Përparim Rama flet për Prishtina Parking, paralajmëron ndryshimin e rregullores aktuale!

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot ka zhvilluar takim me anëtarët e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, ku temë kryesore e diskutimit ishin shërbimet që ofron Ndërmarrja “Prishtina Parking”.

Pas parregullsive në “Prishtina Parking”, Rama paralajmëroi ndryshimin e rregullores aktuale, raporton Indeksonline.

“Në takim me Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, temë kryesore e diskutimit ishin shërbimet që ofron Ndërmarrja “Prishtina Parking”.

Jemi vënë në dijeni për parregullsitë që janë evidentuar nga qytetarët e Prishtinës, të cilët kanë paraqitur ankesa të shumta.

Pikërisht për këtë arsye, i ftuam anëtarët e këtij komisioni që të jenë pjesë e grupit punues i cili do të formohet për të plotësuar dhe ndryshuar rregulloren e kësaj Ndërmarrjeje, me qëllim të adresimit të pakënaqësive të shprehura.

Ne do të jemi gjithmonë në shërbim të qytetarëve!”, ka shkruar Rama.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *