Die. Kor 21st, 2024

Qeveria e Kosovës sot nga ora 14:00 do të mbajë mbledhje, ku ndër pikat që do t’i shqyrtojë do të jetë edhe Propozim-vendimi për shpalljen e datës 11 korrik, ditë përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë.

By Rtv Arbëria Kor10,2024

Qeveria e Kosovës sot nga ora 14:00 do të mbajë mbledhje, ku ndër pikat që do t’i shqyrtojë do të jetë edhe Propozim-vendimi për shpalljen e datës 11 korrik, ditë përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë.

Po ashtu, Qeveria do të shqyrtojë edhe Propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e programit legjislativ të Qeverisë, për vitin 2024.

“Shqyrtimi i Projekt-rregullores për Procedurat e Përzgjedhjes dhe Emërimit të Drejtorëve dhe Zëvendësdrejtorëve, Mësimdhënësve, Bashkëpunëtorëve Profesional, Asistentëve, Instruktorëve dhe Sekretarëve në Institucionet Publike Edukativo-Arsimore dhe Aftësues të Arsimit Parauniversitar dhe shqyrtimi i Draftit të Programit të Statistikave Zyrtare për vitin 2024-2028”, thuhet në njoftim.

Tutje, sipas njoftimit, pikat tjera do të jenë shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça” Sh. A, si dhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Komisionit ad-hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese të Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Konservimi, Restaurimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”, shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, Segmenti Dollc-Ramun dhe shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Rrugës Rajonale R221 Cerkolez-Rakosh”, përfundon njoftimi i qeverisë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *