Mër. Nën 6th, 2024

Reagon IPK, tregon se pse u intervistua drejtori i Policisë

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka reaguar pas raportimeve se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, është intervistuar nga ky institucion nën dyshimet se bashkëpunëtor të afërt të tij, kanë qenë të implikuar në rastin e kapjes së 400 kilogramë drogë të llojit kokainë në oborrin e një kompanie private në Lipjan.

IPK thotë se Mehmeti u mor në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, për rastin kur një zyrtar policor është dyshuar për veprën penale “Ushtrim ndikimi” dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.

Në reagimin e tyre theksohet se ky është një rast tjetër dhe nuk ka të bëjë me rastin për të cilin u raportua sot.

“IPK konfirmon se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti është ftuar për intervistë bazuar në mandatin ligjor të IPK-së. z.Mehmeti është intervistuar nga hetuesit e IPK-së në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin ku një prej vartësve të tij është i dyshuar për veprën penale “Ushtrim ndikimi” dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *