Enj. Dhj 5th, 2024

Rizvanolli del nga prokuroria, avokati thotë se u intervistua në cilësi të dëshmitares

ka përfunduar intervistimi nga Prokuroria Speciale i ministres së Financave Artane Rizvanolli.

Avokati i saj Artan Qerkini, ka thënë se Rizvanolli është dëgjuar në cilësinë e dëshmitares, prokurori e ka lexuar një paralajmërim se për shkaqe të hetimeve, detajet nuk duhet të bëhen publike ngase çdo publikim paraqet vepër penale.

“Ministrja Artane Rizvanolli është dëgjuar në cilësinë e dëshmitares , prokurori e ka lexu një paralajmërim se për shkaqe të hetimeve detajet enuk duhet të bëhen publike nga se çdo publikim paraqet vepër penale. Kështu që më shumë se kaq nuk mund t’ju themi. Do të thotë zonja Rizvanolli është dëgju në cilësi të dëshmitares”, tha Qerkini.

Ndryshe, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.

Përmes një komunikate për media, prokuroria ka njoftuar se ajo është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim.

“Prokuroria Speciale informon se sot, ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *