Sht. Maj 3rd, 2025

Shumica e institucioneve bllokohen – Serbia paralizohet nga greva

Dy protesta të mëdha janë paralajmëruar për sot në Serbi, ndërsa vendi ka hyrë në grevë të përgjithshme.

Greva është iniciuar nga studentët dhe gjimnazistët, me mbështetjen e sindikatave dhe shoqatave të ndryshme profesionale.

Kjo është greva e dytë e madhe këtë vit, pas asaj të mbajtur, më 24 janar.

Sipas mediave serbe, shumica e institucioneve do të bllokohen. Protestat në Serbi kanë nisur pas shembjes së çatisë në një stacion të trenit në Novi Sad, që la të vdekur 15 persona.

Për këto protesta presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka akuzuar shërbimet e huaja të inteligjencës, ndërsa deri tashti dorëheqje ka dhënë kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq dhe kryetari i Novi-Sadit, Milan Gjuriq.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *