Die. Tet 6th, 2024

Stavileci deklarohet mbi aksionin e Doganës në Pejë

Aksionin e Doganës e ka konfirmuar edhe zëdhënësi Adriatik Stavileci.

Stavileci tha për IndeksOnline se aksioni është duke u kryer në bashkëpunim me ATK-në, teksa cak është identifikimi i parregullsive tatimore dhe kontrabanda.

“Në kuadër të planit operativ, Dogana, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), janë duke kryer kontrolle në dhjetë lokacione në qytetin e Pejës. Këto kontrolle kanë për qëllim të identifikojnë parregullsitë tatimore, kontrabandën, dhe shmangien e detyrimeve doganore. Aksioni është pjesë e përpjekjeve për të forcuar respektimin e ligjit dhe për të parandaluar humbjet e të ardhurave për shtetin” deklaroi Stavileci.

Ai shtoi se pasi të përfundojnë inspektimet, rezultatet e këtij operacioni do të bëhen të ditura për publikun në kohën e duhur, duke përfshirë detaje mbi masat e marra kundër shkelësve të ligjit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *