Enj. Pri 25th, 2024

1632 njerëz të zhdukur, Jahjaga: Të zbardhet fati i tyre dhe të përfundojë ky ankth prej dekadash

By Rtv Arbëria Gus 30, 2021

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga për ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve ka thënë se, të zhdukurit në Kosovë po na mungojnë.

“Familjarët e tyre jetojnë ende në ankthin e pritjes për të dëgjuar ndonjë lajm që do të çonte drejt ndriçimit të fatiit të më të dashurve të tyre”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi në Facebook:

1632 njerëz, për fatin e të cilëve nuk dihet ende edhe pse kaluan mbi njëzet vite që kur përfundoi lufta në Kosovë, po na mungojnë shumë!

1632,

1632 emra,

1632 njerëz,

1632 jetë,

1632 rrëfime që nuk i dëgjuam më kurrë!

Familjarët e tyre jetojnë ende në ankthin e pritjes për të dëgjuar ndonjë lajm që do të çonte drejt ndriçimit të fatiit të më të dashurve të tyre.

Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, zemra dhe mendja ime janë me të pagjeturit- kudo që ata janë- dhe familjarët e tyre.

Shpresoj që, sa më shpejtë, të zbardhet fati i tyre dhe të përfundojë ky ankth prej dekadash!

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *