Enj. Kor 18th, 2024

69 deputetë votojnë pro, themelohet Komisioni Hetimor për Rezervat Shtetërore

By Rtv Arbëria Sht21,2023

Deputetët e Kuvendit të Kosovës përmes Komisionit Hetimor Parlamentar do të hetojnë mënyrën se si janë blerë rezervat shtetërore.

Të enjten, 69 deputetë kanë votuar pro themelimit të Komisionit derisa gjashtë deputetë kanë abstenuar dhe vetëm një ka votuar kundër.

Komision do të udhëhiqet nga deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj kurse Nënkryetare do të jetë deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku.

Për blerjen e rezervave shtetërore ka një hetim të Prokurorisë Speciale, e cila kishte arrestuar tre të dyshuar për përfshirjen në blerjen e produkteve për rezervën shtetërore. Mirëpo, Gjykata e Apelit i ka lënë të lirë të dyshuarit që të mbrohen në liri.

Ndryshe, sipas dosjes së Prokurorisë të cilën e ka publikuar “Betimi për Drejtësi”, thuhet se malli i paguar dhe i porositur për rezerva shtetërore – 200 mijë litra vaj, 120 mijë kg sheqer dhe 52.5 tonë grurë – nuk kishte ardhur në Kosovë. Vlera e këtij malli që nuk ka mbërritur në Kosovë sipas Prokurorisë është mbi 600 mijë euro.

Prokuroria Speciale nisi të premten e 18 gushtit aksionin për bastisjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe shkoi edhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas aksionit, dy zyrtarët e Ministrisë dhe biznesmeni u prangosën nën dyshimin për korrupsion dhe vepra tjera penale.

Ministrja Rozeta Hajdari kishte thënë se dy zyrtarët e MINT janë të pafajshëm dhe se nuk kanë bërë kurrfarë shkeljesh ligjore derisa ka akuzuar Policinë se ka marrë kundërligjshëm dokumentet e rezervës shtetërore, duke rrezikuar kështu sigurinë kombëtare..

Në mbrëmjen e së premtes kur ishin arrestuar të dyshuarit, Kryeministri Albin Kurti pati publikuar një video-mesazh, me të cilin ka akuzuar sistemin e drejtësisë së po tenton që të rikthejë në pushtet ish-kastën e kalbur politike. Kishte thënë se Rozeta Hajdari nuk është shkelëse e ligjit dhe nuk ka korrupsion te rezervat shtetërore.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *