Enj. Kor 18th, 2024

A do të kandidojë për kryetar të Mitrovicës, flet Bedri Hamza

By Rtv Arbëria Qer20,2021

Kanë mbetur më pak se katër muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale në vend.

Partitë politike tanimë kanë nisur që t’i zyrtarizojnë kandidatët e tyre për kryetarë të komunave.

Në anën tjetër, edhe KQZ ka miratuar planin operacional për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Një garë mjaft interesante pritet të jetë në qytetin e Mitrovicës.

Kryetari aktual i Mitrovicës Agim Bahtiri nuk e ka pohuar as mohuar mundësinë për të qenë sërish kandidat nga VV për të udhëhequr më këtë komunë.

Ndërsa, në PDK opsioni më i mundshëm është vlerësuar kandidatura e deputetit Bedri Hamza.

Ky i fundit ka thënë për “Indeksonline”, se ende nuk është vendosur as për Mitrovicën dhe disa komuna tjera se kush do të jenë kandidatët nga radhët e PDK-së.

I pyetur se a ka vullnet ai që t’i hynte garës për të parin e kësaj komune, Hamza ka thënë se kjo nuk është çështje vullneti ose jo.

“Jo ende nuk është vendos, kur t’i vjen radha Mitrovicës flasim. Kjo nuk është çështje e vullnetit tim se a dua të jem kandidat ose jo. Varët edhe nga strukturat e PDK-së në Mitrovicë se kënd duan ta kenë kandidat për kryetar”, ka thënë Hamza.

Sa i përket organizimit të zgjedhjeve të brendshme në PDK para atyre lokale, ai ka sugjeruar që për këtë temë të bisedohet me kabinetin e Enver Hoxhajt.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *