Enj. Pri 25th, 2024

Abdixhiku thirrje qeverisë: Koordinim të ngushtë me administratën Biden dhe aleatët tanë

By Rtv Arbëria Nën 2, 2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar nga qeveria që të jetë në koordinim me ShBA-na dhe BE-në.

Ai, gjatë një tubimi me strukturat e partisë në Lipjan, ka theksuar se është i shqetësuar që sipas tij janë përkeqësuar marrëdhëniet e Kosovës me aleatë perëndimor.

“Kosova nuk ka pse të zgjedhë mes ligjshmërisë dhe aleatëve më të ngushtë ndërkombëtarë; Kosova duhet t’i ketë të dyja, edhe ligjshmërinë edhe aleatët ndërkombëtarë. Një Qeveri që sjellë vendin përballë një zgjedhje të tillë, ka dështuar që në fillim”, tha Abdixhiku.

closevolume_off
“Si LDK, përveç se shprehim shqetësimin e thellë mbi relacionet e fundit të krijuara, ritheksojmë nevojën e koordinimit të plotë me aleatët tanë. Kërkesat e tyre të sinqerta, të Administratës Biden në ShBA e të aleatëve tjerë evropianë, duhen te merren me mençuri e jo me arrogancë”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *