Mër. Pri 24th, 2024

Apeli e kthen në rigjykim rastin për vrasjen e Marigona Osmanit

By Rtv Arbëria Shk 23, 2024

NGjykata e Apelit ka kthyer në rigjykim rastin ndaj vrasjes së Marigona Osmanit, ku të akuzuar janë Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ankesat e mbrojtësve të akuzuarve Dardan Krivaqa, av.Admir Salihu dhe Arbër Sejdiu, av.Arbnora Shefkiu, av.Avni Ibrahimi edhe sipas detyrës zyrtare, ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj –, ashtu që çështja penale i është kthyer gjykatës së shkallës së parë, në rigjykim.

“Në pikën II të dispozitivit të aktvendimit, kjo gjykatë pretendimet ankimore të prokurorisë dhe ato të mbrojtësve për bazat e tjera ankimore si dhe të përfaqësuesit të palës se dëmtuar, i ka konsideruar tani për tani si jo lëndore, ndërsa në pikën III të dispozitivit të aktvendimit, ka konstatuar se të akuzuarit, D.K dhe A.S, të mbeten në paraburgim, deri në një vendim tjetër nga ana e gjykatës së shkallës së parë.“

Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj të datës 04.08.2023, i akuzuari Dardan Krivaqa është shpallur fajtor për shkak të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 i KPRK, ndërsa i akuzuari Arbër Sejdiu është shpallur fajtor për shkak të veprës penale ndihma në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 lidhur me nenin 33 të KPRK, ashtu që i akuzuari D.K është gjykuar me dënim me burgim të përjetshëm, në të cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 24.08.2021 e tutje, ndërsa të akuzuarit A.S, i është shqiptuar dënimi me burgim me kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë 15 vite, në të cilin dënim i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim nga data 22.08.2021 e tutje, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me aktgjykim.

Kurse në pikën II të dispozitivit të aktgjykimit, të akuzuarin D.K, për shkak të veprës penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 të KPRK dhe të akuzuarin A.S, për shkak të veprës penale ndihmë në kryerjen e dhunimit nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 33 të KPRK, i ka liruar nga akuza meqë me asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer këto vepra penale. Gjykata e shkallës së parë të dëmtuarit V.O dhe M.O, për realizimin e kërkesës pasurore juridike i ka udhëzuar në kontest civil.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *