Hën. Mar 4th, 2024

Ardhja e Gabriel Escobar/ A do të ketë më në fund marrëveshje Kosovë-Serbi?

By Rtv Arbëria Gus 31, 2021

Më 7 shtator pritet të marrë detyrën i dërguari i presidentit amerikan, Joe Biden, Gabriel Escobar.

Ai do ta zëvendësojë z. Mathew Plamer. Gabriel Escobar është njohës i mirë i çështjeve ballkanike.

Analisti politik, Adem Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se ky diplomat do të shtyjë përpara negociatat Kosovë-Serbi.

Bytyçi shpreson që meqë është njohës i mirë i Ballkanit, atëherë ky është një indikacion që tregon se më në fund do të ketë marrëveshje paqësore Kosovë-Serbi.

“Diplomati amerikan Gabriel Escobar do t’i shtyjë përpara negociatat Kosovë-Serbi, por jo edhe me aq me shpejtësi sa do të shpresonin Kosova-Serbia. Escobar meqë është njohës i mirë i çështjeve ballkanike, me rastin e caktimit në pozitën e ndërmjetësit të negociatave Kosovë-Serbi, nga departamenti amerikan, e ka përmendur kompromisin, një indikacion ky që tregon se më në fund do të ketë marrëveshje paqësore Kosovë-Serbi, varet se sa janë të përgatitur këto dy shtete për të përmbyllur marrëveshjen në fjalë”, deklaron analisti.

Sipas tij, Kosova edhe Serbia duhet ta kuptojnë një gjë, që SHBA dhe BE nuk do të marren në pakufi me përballjen e tyre.

“Ajo që dihet dhe që duhet ta kuptojnë përfundimisht të dyja shtetet Kosova dhe Serbia, as Amerika dhe as Bashkimi Evropian nuk do të merren në pa kufi me përballjen e një marrëveshje paqësore në mes këtyre dy shteteve”, përfundon Adem Bytyçi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *