Caktohet seanca e radhes ndaj Pjeter Shala-Komandant “Ujku”

Pjetër Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të dalë para Gjykatës Speciale të hënën, më 21 qershor në orën 11:00.

Specialja bene te ditur qe Shala do të paraqitet për herë të dytë para Speciales në një seancë që ka të bëjë me ecurinë e çështjes.

Në anën tjetër, Gjykata Speciale gjatë këtij muaji për tri ditë rresht do të mbajë pesë seanca ndaj ish-pjesëtarit të UÇK’së, Sali Mustafa.

Pjetër Shala është arrestuar muaj më parë në Belgjikë me urdhër të Dhomave të Specializuara të Prokurorisë në Hagë. Shala ishtë intervistuar nga Specialja më 20 shkurt të 2019’tës nga hetuesit e Speciales.

Shala, në luftë i njohur me nofkën “Komandant Ujku” aktualisht është me banim në Belgjikë. Ai gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka qenë i angazhuar në zonën operative të Dukagjinit, në fshatin Dujakë. Më vonë gjatë ditës ndërkaq pritet të ketë detaje të reja lidhur me arrestimin dhe aktakuzën ndaj Pjetër Shalës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Komente Së Fundi