Hën. Maj 27th, 2024

Deputetja e LDK-së: Skandalet e qeverisë, s’pushuan as gjatë gushtit

By Rtv Arbëria Gus29,2023

Deputetja nga radhët e LDK-së Doarsa Kica- Xhelili, nuk ka kursyer kritikat në adresë të qeverisë Kurti. Ajo ka thënë se skandalet e kësaj qeverie , nuk kanë pushuar as gjatë muajit gusht, i cili njihet si muaj i pushimeve.

“Një skenar i vjetër me aktorë të rinj. Pak nuanca ndryshe, e njëjta pikturë. Dikush mund të ketë pushuar gjatë gushtit, por jo edhe skandalet qeveritare! E dhimbshme për një shoqëri sa të vogël, aq të kufizuar për të pasur këtë dimenzion e sasi problemesh”, ka shkruar Kica Xhelili në Facebook.

Postimi i plotë i Kica-Xhelilit:

Një skenar i vjetër me aktorë të rinj. Pak nuanca ndryshe, e njëjta pikturë. Dikush mund të ketë pushuar gjatë gushtit, por jo edhe skandalet qeveritare!

E dhimbshme për një shoqëri sa të vogël, aq të kufizuar për të pasur këtë dimenzion e sasi problemesh.Megjithatë, nuk pamë distancim nga to. Pamë justifikim. Pamë shtrembërim e lexim qëllimshëm të gabuar të ngjarjeve nga Qeveria. Pamë skandale që zinin skandalin paraprak, thuajse në tentativë ta relativizojnë njëra tjetrën.Pjesa më e dhimbshme nuk mbetet relativizimi që ja bëjnë skandaleve, as propagandimi tanimë qesharak i videove që në Netflix tanimë do të përshtateshin në zhanrin komik (tragjikomedi, madje).

Jo!Pjesa më e dhimbshme, së paku për mua, është kur mundohen ende të flasin se si do ta reformojnë drejtësinë – e për këtë tashmë kam folur e i kam demantuar vazhdimisht.Të njëjtit që kur duan suspendojnë aktivistë, e kur duan mbrojnë verbërisht diplomatë. Dallimin, me gjasë, e bën fitimi.Të njëjtit që sulmojnë gjykatat që i krijuan vet; që duke shkelur Kushtetutën synojnë ta kapin prokurorinë; që pas shkeljeve të vazhdueshme kushtetuese, ende gjejnë rehati të dalin e flasin për kushtetutshmëri, dhe atë, pasi kanë sharë e ofsharë pas çdo deputeti që kërkonte interpretimin kushtetues të ligjeve që tashmë u shpallën kundërkushtetuese.

Të njëjtit që duke e kontrolluar Institutin e Mjekësisë Ligjore, lejuan që të zhduken mostra, madje duke pasur brenda zyrtar që ka afërsi me ta; të njëjtit që edhe pas gati tre vitesh, kur e shkatërruan procesin e Vetingut me faj të tyre, vazhdojnë t’i referohen sikur të ishte po ai proces. Sikur të mos kishte ndryshuar gjë.Vërtetë dallimi i qartë në mes të fantazisë dhe realitetit është esencial sepse krijon normalen dhe deluzionalen.

Pyetja, sidoqoftë, mbetet, çka t’i bëjmë diskursit deluzional në raport me sistemin e drejtësisë?Nëse po e bëjnë qëllimshëm ose jo, më nuk dyshoj. Më as argumentimin nuk e kam me ata, por PËR të tjerët që e duan vendin, dhe me këtë rast, të vërtetën.Për ata që kur e dëgjojnë të vërtetën e hidhur, nuk ndjejnë neveri për atë që e thotë të vërtetën, por për shkaktarët e saj. Shihemi në shtator!

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *