Pre. Dhj 6th, 2024

Distria Krasniqi shkatërron japonezen, fiton medaljen e artë olimpike

Madhështore! Trimëresha e Kosovës, Distria Krasniqi (-48 kg), është sikur në qiellin e shtatë.


Distria bën mrekullinë, është fituese e medaljes së artë olimpike në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.

Xhudistja jona u ballafaqua në finale me japonezen Funa Tonaki.

Luftë e fortë deri në pikën e fundit mes këtyre garueseve, Distria tregoi mjeshtri dhe me wazarri fiton finalen e madhe.

Distria si luaneshë shkatërroi japonezen, gëzim i madh për selektorin Driton Kuka, për presidentin e Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka dhe kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët.

Kjo është medalja e dytë në histori të shtetit të Kosovës, e para e artë me Majlinda Kelmendin në vitin 2016 në Rio të Brazilit.

Mrekulli, Kosova për 13 vjet shtet, ka dy medalje olimpike, që shumë shtete që kanë mbi 100 vjet ekzistim, ende nuk e kanë shijuar as medaljen e bronztë.

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi, është brilante në kategorinë – 48 kilogram!

Zemër luanesha, ka triumfuar në gjysmëfinale në përballje me mongolezen Urantsetseg Munkhbat.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *