Sht. Pri 20th, 2024

FMN: Aktiviteti ekonomik në Kosovë pritet të zgjerohet me rreth 6 %

By Rtv Arbëria Qer 18, 2021

Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), nën drejtimin e Gabriel Di Bella, zhvilloi një vizitë në distancë në Kosovë gjatë 7-17 qershor, për të diskutuar zhvillimet dhe politikat e fundit ekonomike.

Në komunikatën e lëshuar nga FMN thuhet se aktiviteti ekonomik në vitin 2021 pritet të zgjerohet me rreth 5-6 përqind për shkak të një programi ambicioz të përhapjes së vaksinave dhe rihapjes së kufijve i cili pret udhëtimet e diasporës gjatë verës.

“Nëse realizohen, fitimet ekonomike në vitin 2021 duhet të kompensojnë humbjet e shkaktuara nga pandemia e vitit të kaluar prej 4-5 përqind. Pavarësisht perspektivave më të mira, perspektiva e rritjes mbetet shumë e pasigurt. Nga aspekti pozitiv, shpërndarja sa më e shpejtë e vaksinave në Kosovë dhe jashtë saj mund të rrisë udhëtimet dhe të zhbllokojë kërkesën e madhe. Në aspektin negativ, variantet e reja të virusit mund të çojnë në nivele më të larta infeksioni dhe të kërcënojnë fitimet ekonomike”, thuhet ndër të tjerash në komunikatë.

Sipas FMN-së, politika fiskale në një periudhë të shkurtër kohore duhet të mbetet mbështetëse si një mbrojtje ndaj rreziqeve.

“Fitimet e realizuara të të ardhurave përkundrejt atyre në buxhet mund të përdoren për të mbështetur punëtorët dhe firmat më të prekura nga pandemia dhe për të siguruar një shpërndarje të shpejtë dhe efikase të vaksinave, pa ndikuar në bilancin fiskal të buxhetuar. Sidoqoftë, pasiguria e madhe ekonomike ende kërkon një qasje të kujdesshme që shmang rritjen e shpenzimeve për llogari të të ardhurave të parealizuara, pasi kjo mund të çojë në një shterim të mëtejshëm të pakove fiskale, rritjen e borxhit publik dhe nevojën për shkurtime të shpenzimeve më vonë. Një qasje dhe planifikim i parashikuar janë të nevojshme tani”, thuhet ndwr tw tjerash nw komunikatw.

Ekipi i FMN-së vlerëson se sektori bankar e ka përballuar mirë krizën.

“Kreditë e ulta me probleme, kapitali i duhur dhe mjetet e financimit kanë bërë që kredia të vazhdojë”, thuhet në komunikatën e FMN-së.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *