Hën. Tet 7th, 2024

Haradinaj: Të rënët në Kralan – njëmbëdhjetë prej tyre ishin të mitur

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët në Kralan, shumica të rinj, e njëmbëdhjetë prej tyre të mitur.

Ai ka shtuar se është përgjithmonë mirënjohës për sakrificën e tyre.

“Me të drejtë quhet Prilli i përgjakur. Ishte fillimi i një muaji që do të na ndante prej shumë njerëzve të dashur”.

“Përulemi në kujtim të jetëve që u sakrifikuan për lirinë tonë. Kujtojmë sot, të rënët në Kralan, shumica të rinj, e njëmbëdhjetë prej tyre të mitur”.

“Kujtojmë Dëshmorin e tretë nga familja Mehmetaj e Gllogjanit, Artonin që heroikisht ra krah për krah me bashkëluftëtarin nga Kukësi Halit Coka”.

“Kujtojmë bashkëluftëtarët Visar Myftari, Fehmi Shala, Kujtim Qallakaj, Ilir Hoxha, Mustafë Çeku e dhjetëra të tjerë anekënd Kosovës”.

“Përgjithmonë mirënjohës për sakrificën e tyre”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *