Sht. Tet 12th, 2024

JEPIN BETIMIN TETË ANËTARËT E RI TË KQZ-së

Tetë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sot ka dhënë betimin para Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Anëtarët që dhanë betimin janë: Sami Kurteshi (LVV), Alim Rama (LVV), Arianit Elshani (PDK), Florian Dushi (LDK), Ibrahim Selmonaj (AAK), Gordana Laban Zuvić (LS), Rifat Krasniç (KDTP), Fazli Stollaj (IRDK).

Këta anëtarë janë propozuar nga grupet parlamentare dhe partitë politike parlamentare të komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Siç njofton kumtesa presidenciale, anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u betuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *