Enj. Tet 10th, 2024

Konjufca me akuza ndaj Serbisë: Po përdorin standarde të dyfishta, duke mos implementuar marrëveshjet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se institucionet e vendit duhet të bëjnë një verifikim të marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë.

Kryeparlamentari Konjfuca gjatë tryezës së KDI-së me kryetarët e komisioneve parlamentare mbi rolin mbikëqyrës të dialogut Kosovë – Serbi, tha se roli i komisioneve parlamentare duhet të jetë më i madh në këtë proces.

Ai tha se në kuadër të dialogut, Serbia po përdorë standarde të dyfishta, duke mos implementuar marrëveshjet, sikur ajo e diplomave, derisa kërkon themelim të asociacionit të cilën Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar.

“Këto janë ndoshta edhe standardet e dyfishta që mundemi me i identifiku në procesin e dialogut me Serbinë. Ajo çfarë Serbia po konsideron si një pozicionim strategjik se ne do të na kërkoj ato që janë nënshkruar, e ne faktikisht përmes institucioneve tona dhe rendit kushtetuese i kemi hedhur poshtë sepse vërtet marrëveshja për ‘Zajednicën ka qenë e tillë, i ka shkelë fundamentet kushtetuese të Kosovës. Ata me të njëjtin argument dojnë me përfitu diçka në dialog në raport me neve ku vet me metodat e njëjta kanë pas qajse për marrëveshje të caktuara”, tha Konjufca.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *