Sht. Tet 12th, 2024

Krasniqi takon Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, biseduan për zhvillimet politike në vend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport.

Krasniqi ka treguar se kanë biseduar për zhvillimet politike dhe për rolin e PDK-së si lidere opozitare.

Postimi në Facebook:

Në takim me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport, biseduam për zhvillimet politike në Kosovë dhe për rolin e PDK-së si lidere opozitare.

E falënderova për urimet e tij për zgjedhjet e fundit në PDK dhe e informova për reformat që po i bëjmë për tu dhënë sa më shumë hapësirë njerëzve që janë rritur organikisht në PDK dhe energjive të reja që po na bashkohen në vizionin tonë për të ardhmen e Kosovës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *