Pre. Pri 26th, 2024

Kurti për krizën energjetike: Qeveria do ta mbulojë furnizimin me energji elektrike, shtetin e kemi gjetur për tokë

By Rtv Arbëria Dhj 15, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë mbajtur një konferencë për medie, në lidhje me krizën energjetike që ka përfshirë Kosovën.

Ai ka thënë se kjo krizë ka prekur edhe vendet e rajonit, dhe si e tillë ka përfshirë Kosovën, teksa ka thënë se Qeveria do të ndaj shumën për mbulimin e importeve në mënyrë që të ruhet furnizimi me energji elektrike.

“Kriza energjetike që po prek vendet e rajonit ka arritur edhe në mesin tonë.

“Ne kemi pasur fatin të mbulojmë ndërmjet termocentraleve kosova A dhe B. Në periudhën e dimrit rritet kërkesa shkaku i ngrohjes. Kosova varet nga importet për të mbajtur dritat ndezur. Dy blloqe të Kosova B i kemi jashtë funksionit. Kjo ka rritur kërkesën për importe. Energjinë e kemi 390 megavate prej 3 blloqeve të Kosovës A. Deri më tani këto ndërmarrje bartin barrën e krizës energjetike. Qeveria do të ndaj shumën për mbulimin e importeve dhe të ruajmë furnizimin. Përderisa unë mund të marrë masa atë përkohshme jam i varur nga përfshirja e gjithsecilit”, ka thënë Kurti.

Më tutje, ai ka thënë se duhet të kalojmë së bashku dimrin dhe krizën e madhe të energjisë.

Sot, sipas tij, qytetarët po vuajnë për mungesën e vizionit të ish pushtetarëve.

“Për dy dekada s’janë bërë investime në termocentralet tona. Ishte me më leverdi për ta të vidhej nga KEK-u. Ne jemi ën krye të detyrës, shtetin e kemi gjetur për tokë. Së bahku do ta ngrisim në këmbë. Ata që na sollën në këtë ditë le të na kursejnë nga leksionet dhe le të skuqen nga punët e tyre”, ka thënë ndër të tjera Kurti në konferencën e jashtëzakonshme për media

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *