Hën. Mar 4th, 2024

Kurti takohet me ambasadorin e ShBA-së në Greqi

By Rtv Arbëria Kor 9, 2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi, Geoffrey Pyatt.

Sipas njoftimit të lëshuar nga kryeministria, Kurti gjatë takimit me Pyatt, kanë biseduar për rëndësinë e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë për stabilitetin afatgjatë rajonal.

“Kryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e Kosovës për zgjerim të mëtejmë të bashkëpunimit me Greqinë.

Ndërsa ambasadori amerikan vlerësoi angazhimin e kohëve të fundit të të dy shteteve për thellimin e raporteve mes tyre”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua për avancimin e qëllimeve të përbashkëta rajonale në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, investimeve dhe energjisë, paqes dhe sigurisë, si dhe për rrugën evropiane dhe euro-atlantike të Kosovës

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *