Enj. Pri 18th, 2024

Lajme ditore 24.07.2020

By Rtv Arbëria Kor 24, 2020

***Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Pas një takimi të shkurtër, në konferencë për media, presidenti Thaçi tha se kanë biseduar si të kalojnë sa më shpejt situatën e Covid-19. Thaçi tha se diskutuan edhe për dialogun Kosovë-Serbi, i cili theksoi se ky dialog është politik e aspak teknik. Në anën tjetër, diskutuam edhe për çështje të tjera që ndërlidhen me reformat dhe pakon ekonomike, po ashtu për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. Unë e kam mirëpritur emërimin e koordinatorit Skënder Hyseni. Është me interes që të ndodh ky dialog. Jetike për ne në Kosovë është që në tavolinën e dialogut të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të kemi një njohje reciproke”, tha ai.***Hoti pas takimit me Thaçin: Shpresoj që dialogu të përmbyllet me sukses muajt e ardhshëm.*** Edhe një mjek humb jetë nga Covidi, vdes reumatologu Prof. Sylejman Rexhepi.***Von Cramon iu përgjigjet kritikave për vizitën në Hagë: Ju e votuat Gjykatën Speciale.*** Debati rreth situatës së rënduar në Telekom do të vazhdojë edhe sot në Kuvendin e Kosovës.Seanca e nisur dje, do të vazhdojë sot prej orës 10:00, ku është paraparë të raportojë edhe kryeministri Avdullah Hoti për dialogun Kosovë – Serbi. Hoti pritet të raportojë në orën 12:00.***moti: Ditëve të ardhshme vendi ynë dominohet nga fusha më stabile të presionit të lartë, të cilat favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, derisa i nxehti afrikan do të shtrihet gradualisht mbi rajon, duke rritur temperaturat pak mbi vlera mesatare, temperaturat të premten do të lëvizin nga 16 deri në 31 gradë celcius.mundesi te reshurave***covid-19 në Kosovë: total raste 6467, të sheruar, 3505.***www.rtvarberia.com***.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *