Hën. Mar 4th, 2024

lajme ditore, e diel 09.08.2020

By Rtv Arbëria Gus 9, 2020

***Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla: Futja e xhandarmërisë serbe në Kosovë, e paautorizuar***I pari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka apeluar të kryeministri Hoti që ti ndërpret bisedimet me Serbinë, në të kundëtën do të përballet me protesta të përditëshme. Ai thotë që arrestimet e fundit të veteranëve të UÇK-së sipas listës së re të Interpolit që i ka dërguar Serbia, është një dhunim dhe cenim i lirive dhe të drejtave të njeriut që po e bën Interpoli, por edhe organet e “drejtësisë” që e kanë miratuar këtë listë apriori pa kurrfarë baze, vetëm me kërkesë të Serbisë.“Është tepruar loja më listat e UÇK-së në Interpol”, shprehet Gucati.***Javë më parë në kuadër të dialogut me Serbinë, kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me delegacionin e Kosovës kanë rifilluar dialogun në Bruksel. Pjesë e këtij ekipi, ishte edhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi si përfaqësues i AAK-së. Ky i fundit po kritikon “shmangien” që Hoti i kishte bërë atij në takimin e Brukselit me Vuçiqin.Selim Selimi thotë se në këto takime ka bartur dy poste, atë të ministrit dhe shefit të stafit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në procesin e dialogut. E meqë nuk ishte lejuar të marrë pjesë në të gjitha takimet, ai shprehet se duhet të ketë qasje direkte dhe informacione në këto takime..***VV reagon për rastin në Karaçevë: Është koha e fundit që institucionet vendore të jenë në krye të detyrës..***Gratë ose burrat jashtëmartesorë, me para të Shtetit, do të kenë mundësi të shkojnë t’i shohin të dashurit e tyre në Hagë, në rast se ata do të ballafaqohen me akuzat e Gjykatës Speciale. Ky rregull është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ për Mbështetjen e Nevojshme Financiare***moti:Të dielen në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat vende-vende mund të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.Indeksi UV do të jetë i lartë, kryesisht në orët e mesditës. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.covid-19 në Kosovë: total raste: 1059, të Shëruar: 5802, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *