Sht. Pri 20th, 2024

lajme ditore, e diel. 20.09.2020

By Rtv Arbëria Sht 20, 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 61 raste pozitive me koronavirus dhe dy të vdekur, një nga spitali rajonal i Gjilanit dhe një rast nga Mjekimi Intensiv Qendror-COVID.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 119 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.570 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.880.Numri total i rasteve pozitive është 15.063 raste nga 62.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 613 raste të vdekjes, njoftohet nga komunikata e IKSHP-së..***Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan e ka pritur në Stamboll presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.Pamje të këtij takimi janë publikuar në llogarinë zyrtare në Twitter të presidencës turke.Presidenti Recep Tayip Erdogan është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në pallatin Vahddetin në Stamboll, shkruan shkurt në përshkrimin rreth këtyre fotografive..***Kërkesa e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) për postin e presidentit po shihet si e padrejtë dhe e panevojshme nga partneri i saj qeverisës Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK). Megjithëkëtë në partinë e Isa Mustafës thonë koalicioni qeverisës është i qëndrueshëm dhe stabil..***Gastronomet kanë thyer pjata para Qeverisë për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre për mospërkrahjen financiare nga institucionet e Kosovës, si dhe për mos shfuqizimin e masave ndaj gastronomisë.Kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi ka thënë se kjo është edhe thirrje edhe për gastronomet e Kosovës që t’i bashkëngjiten këtij aksioni, si dhe protestës më 25 shtator në shesh, para Qeverisë së Kosovës.***Avni Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Marrëveshja për stabilizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, është negociuar në kurriz të Kosovës.Ai në një konferencë për media ka thënë se me pikën për autostradën, hekurudhën dhe linjën ajrore që lidh Kosovën dhe Serbinë si dhe pikat e tjera, Kosova po vazhdon të “sillet si autoritet jo shtetëror”.Ndërsa ka shtuar se marrëveshjet infrastrukturore vetëm e kanë forcuar Serbinë..***Grenell nesër në Prishtinë, pritet të jap lajmin për heqjen e vizave amerikane.***Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur rreth dosjeve që janë dorëzuar në OVL të UÇK-së.Ai ka thënë se zhvillimet e fundit rreth kësaj teme, po ushqejnë debatin mediatik dhe se nuk i ndihmojnë Kosovës, të vërtetës së saj, dhe drejtësisë vendore e ndërkombëtare.***moti:.Të dielen parashikohet mot pjeserisht me diell .Temperaturat do te levizin nga 8-25 gradë Celsius***covid-19 në Kosovë: total raste 15063.Të Shëruar:12570, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *