Hën. Shk 26th, 2024

LAJME DITORE, E DIEL 25.10.2020

By Rtv Arbëria Tet 25, 2020

Eksperti amerikan reagon për skandalin e dy milionëve: Kosovarët po e humbin besimin tek qeveria

Për skandalin e vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i Kosovës, ka reaguar edhe eksperti amerikan, Alon Ben Meir.
Ky i fundit duke komentuar rastin në fjalë, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Kosova ka dështuar që ta luftojë korrupsionin dhe të ndërtojë një sistem juridik të aftë për t’i zhdukur këto dukuri negative.
Sipas tij, ajo që po ndodhë tani është gjëja më e keqe, pasi që siç shprehet Ben Meir, kosovarët po e humbin besimin në qeverinë e tyre

Shteti ua konfiskon 3 vetura të përfshirëve në vjedhjen e 2 milionëshit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka urdhëruar sekuestrimin e tri veturave të personave që janë të përfshirë në vjedhjen e 2 milionëshit.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku është theksuar se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Drenas.

Taksisti nga Prishtina i vjedh dhe më pas i plagos me armë zjarri dy të huaj

Dy shtetas të huaj po dyshohet se janë plagosur me armë zjarri nga shoferi i një taksie në Prishtinë, raporton Express
Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Prishtinë, derisa dy shtetasit e huaj kanë raportuar në Policinë e Kosovës se shoferi i një taksie ua ka grabitur telefonat dhe i ka plagosur me armë zjarri..

Kanë vazhduar replikat për Task Forcen Kunder Korrupsion në mes te Haradinajt dhe Hotit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar replikat me kryeministrin Avdullah Hoti lidhur me shuarjen e Task-Forcës Anti-Korrupsion.
I pari i AAK-së ia ka rikujtuar Hotit qëndrimin e Gjermanisë, si kryesuese e Bashkimit Evropian, rrjedhimisht edhe vendimmarrëse për procesin e liberalizimit të vizave.

Bie një veturë në Liqenin Artificial në Mitrovicë, zjarrfikësit në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Liqenit Akumulues në Mitrovicë, ku si pasojë, një veturë ka rënë në liqe.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zjarrfikësit, për të nxjerrë veturën e cila ka rënë në liqe..

Në Kosovë dy të vdekur e 166 raste të reja me COVID-19, 55 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar se në 24 orët e fundit në Kosovë dy persona kanë vdekur nga COVID-19, derisa janë regjistruar 166 raste pozitive.
Kurse janë shëruar 55 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.034 raste, e numri i rasteve aktive është 2.062.

Nga sot ka filluar numrimi i ores dimerore ku akrepat jane kthyer nje ore prapa ne ora 3 te nates (duke u kthyer ne ora 2)mes se shtunes dhe te dieles.

MOTI

Të dielen parashikohet mot i vranet dhe me shi. Temperaturat do të levizin nga 5 deri 16 gradë Celsius. Mot i ngjashem edhe në Tiranë, me temperatura nga 13-19 gradë celcius.

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 17757.Të Shëruar: 15034. Të vdekur: 661
www.rtvarberia.com

Tri kanalet e RTV Arberia si dhe Radion mund te i ndiqni edhe ne www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *