Enj. Pri 25th, 2024

lajme ditore, e enjte 13.08.2020

By Rtv Arbëria Gus 13, 2020

***Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar në parim Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.Kësisoj, projektligji kthehet prapa për votim në ndonjë rast tjetër.Në sallë ishin 68 deputetë, por vetëm 36 morën pjesë. 35 votuan për dhe një kundër. Abstenime nuk pati.Ky projektligj ka hasur në kritika të mëdha nga faktori ndërkombëtar, ndërkohë që ka ndarë edhe skenën politike në vend.*** Ministria e Shëndetësisë ka filluar tashmë t’i licencoj laboratorët privatë të cilët kryejnë teste serologjike SARS COV2.Për këtë ka reaguar KMDLNJ, duke thënë se qytetarët e Kosovës nuk duhet të paguajnë për testin COVID-19 dhe se kjo është përgjegjësi e shtetit.*** Dy zyrtarë të lartë amerikanë të shëndetësisë kanë shprehur skepticizëm në lidhje me pretendimin e presidentit Vladimir Putin se shkencëtarët rusë kanë zbuluar vaksinën e parë të sigurt dhe efektive në botë për koronavirusin.*** Ministria e Shëndetësisë ka filluar tashmë t’i licencoj laboratorët privatë të cilët kryejnë teste serologjike SARS COV2.Për këtë ka reaguar KMDLNJ, duke thënë se qytetarët e Kosovës nuk duhet të paguajnë për testin COVID-19 dhe se kjo është përgjegjësi e shtetit. Gjermania ka zgjeruar paralajmërimet për turistët që duan të shkojnë në Spanjë.*** Kosova e para në botë me vdekje nga COVID-19 në 1 milion banorë.. Themeluesi dhe drejtori i Institutit për Hulumtime “Scripps”, Eric Topol, i cili është edhe profesor i mjekësisë molekulare, në llogarinë e tij zyrtare në Twitter ka publikuar një tabelë, në të cilën janë paraqitur të dhënat për rastet e vdekjeve nga COVID-19 nëpër botë.Sipas tabelës, Kosova renditet e para për raste të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë, e ndjekur nga Peru, Bolivia, Meksika dhe Panamaja.*** ***moti: të enjten parashikohet mot pjeserisht me diell dhe me mundesi te reshurave te shiut dhe me shkarkime rrufesh temperaturat do të lëvizin nga 14c deri 28c.***covid-19 në Kosovë: total raste 10795.Të Shëruar: 6411, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *