Enj. Pri 25th, 2024

Lajme ditore, e martë 28.07.2020

By Rtv Arbëria Kor 28, 2020

***Qeveria e Kosovës së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë kanë marrë vendim që të zgjasin orarin e kufizimit të lëvizjes.”Nga data 28 korrik 2020, duke filluar nga ora 22:30 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë përveç në raste urgjente shëndetësore, në rast vdekje të anëtarit të familjes, dhunë në familje. Në rast të paraqitjes së nevojave për dalje jashtë shtëpisë/banesës për nevojat fiziologjike të kafshëve, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia (por, nuk lejohet shfrytëzimi i këtyre rasteve për të kryer ndonjë punë tjetër ose për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të përcaktuar)”.*** “Qytetarët e moshuar (mbi moshën 65 vjeç) dhe qytetarët me sëmundje kronike (diabet, hipertensioni arterial dhe sëmundje zemre, sëmundje kronike të mushkërive, pacientet me sëmundje të veshkave, pacientët me imunitet të suprimuar, pacientet onkologjik, etj.) mund të dalin jashtë në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit (prej orës 05:00-10:00) dhe në orët e mbrëmjes (prej orës 18:00-21:00)”.***Janë intervistuar brenda  ndërtesës e Kuvendit të Kosovës, para komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për persona të pagjetur dhe Peticione, kandidatët për avokat të popullit. Për pozitën  që deri më tani e ushtron Hilmi Jashari, do të jenë; Naim Çelaj, Edona Hajrullahu dhe Xhavit Shala.*** Hoti e Vuçiq flasin nesër në Samitin virtual të liderëve të Ballkanit Perëndimor.*** Biznesmeni i njohur, Ramiz Kelmendi ka paralajmëruar institucionet shtetërore për ndërmarrjen e hapave në ndihmë të sektorit privat.Sipas tij, pandemia në anën ekonomike do dëmtojë të gjithë akterët ekonomik, ca më shumë ca më pak.*** Rishikimi i buxhetit sot do të jetë një ndër pikat që do të diskutohet në Komisionin për Legjislacion, si një nga katër komisionet e përhershme që buxhetit i duhet të kalojë para se të mbërrijë për lexim të dytë në seancë.*** moti: Ditëve të ardhshme vendi ynë dominohet nga fusha më stabile të presionit të lartë, të cilat favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, temperaturat të marten do të lëvizin nga 14 deri në 30 gradë celcius.***covid-19 në Kosovë: total raste 7413, të sheruar, 4027.***www.rtvarberia.com***

 

 

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *