Sht. Pri 20th, 2024

lajmet ditore, e enjte 06.08.2020

By Rtv Arbëria Gus 6, 2020

***Palmer: SHBA duan një marrëveshje gjithëpërfshirëse në bisedimet Kosovë-Serbi.*** Viti shkollor 2020/2021 mund të fillojë përsëri në distancë. Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se janë duke bërë të gjitha përgatitjet që mësimi të fillojë në mënyrë të rregullt, por nëse kjo pamundësohet për shkak të pandemisë, atëherë mësimi mund të zhvillohet online. Ministria njoftoi se është duke u përgatitur një koncept-dokument për mësimin në distancë.*** Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se arsyeja se pse ai dhe AAK-ja s’kanë hezituar që të përkrahin krijimin e qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, ka qenë pasi pas ramjes së Qeverisë Kurti, vendi ishte pa qeverisje e në kohë pandemie do të ishte e pamundur të propozohen ligje në situatë të tillë.*** Komunën e Istogut sot e vizitojnë tre ministra të Qeverisë Hotit e që të tre këta vijnë nga partia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), parti kjo që udhëheq në këtë komunë,I pari i kësaj komune, Haki Rugova, pret në takim ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa.***botë: Shënohet 75-vjetori i sulmit të parë atomik në botë, Hiroshimë ***moti: të enjten IHMK parashikon mot me shi dhe me shkarkime rrufesh temperaturat do të lëvizin nga 14c deri 20c.***covid-19 në Kosovë: total raste 9492, të sheruar, 5346***www.rtvarberia.com**

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *