Mar. Pri 23rd, 2024

LAJMET E DITËS, E PREMTE, 07.05.2021

By Rtv Arbëria Maj 7, 2021

Kurti paraqet programin qeverisës, tregon zotimet në detaje!

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka paraqitur programin qeverisës, para kabinetit të tij.
Ai ka paraqitur zotimet e qeverisjes së tij – 2021-2025
“Vetting në polici, gjyqësi, inteligjencë”
Ai theksoi se nuk do të ketë varfëri ekstreme.
“Gjatë muajit prill kemi punuar për mandatin qeverisës. Programi qeverisë pasqyron qasjen për gjatë qeverisjes. Prioritet dhe përmirësimin e gjendjes e vendit tonë në të gjitha kushtet”, theksoi ai.
Kurti theksoi se kanë 2 fokusime:
-Menaxhimi i pandemisë
-Lehtësimi i pasojave ekonomike
=Prioritet mbetet sigurimi i vaksinave. Tashmë janë konfirmuar një numër solid i tyre. Do t’i sigurojmë edhe të tjerat. 60% deri në fund të vitit.
=Vitin e ardhshëm do të shuhet Agjencia Kosovare e Privatizimit.
=Prioritet i yni është luftimi i krimit dhe i korrupsionit.
=160 qerdhe për fëmijë anekënd Kosovës”, është shprehur ai.

Lista Srpska s’e voton programin qeverisës!

Lista Serbe ka abstenuar në votimin për programin e Qeverisë Kurti II.
Në mbledhjen e sotme të ekzekutivit, ministrin për Kthim, Goran Rakiq nuk ka votuar pro programit. Ai tha se nuk e ka marrë me kohë programin
.

Aksioni për dorëheqjen e Gërvallës, këta janë dy zyrtarët e PDK-së që u shoqëruan në Polici

Aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë mbajtur sot një aksion para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Gjatë këtij aksioni, ku u kërkua dorëheqja e ministres Donika Gërvalla-Schëartz, Policia e Kosovës ka shoqëruar në polici dy zyrtarë të kësaj partie.
Zyrtarët e shoqëruar në Polici janë Donjet Bislimi dhe Florent Lushtaku. Lajmin e ka konfirmuar vetë Bislimi.
“Po, unë isha bashkë me nënkryetarin e rinisë, Florent Lushtakun, të shoqëruar në stacion”, ka thënë Bislimi.
Ndryshe, aktivistë nga rinia e Partisë Demokratike e Kosovës kanë mbajtur me vete fotografitë e personaliteteve që po akuzohen në Hagë.
Përveç fotografive, aktivistët para ministrisë vendosën edhe një kuti ku shkruante “këtu deponohen dosjet e gjenocidit serb në Kosovë”.
Rinia e PDK-së i dorëzon dosje të krimeve serbe ministres Gërvalla
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i ka dorëzuar dosje të krimeve serbe në Kosovë ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Përmes një aksioni simbolik ata vendosën grafite të UÇK-së në objektin e MPJ-së, dhe kërkuan edhe shkarkimin e saj.
Duke i mbajtur fotografitë e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, të rinjtë e PDK-së thanë se përmes këtyre veprimeve po iu rikujtojnë ministres se kush ka qenë agresori dhe kush viktima.
Kryetari i rinisë së PDK-së, Donjet Bislimi tha se ministrja Gërvalla-Schwartz duhet ta përfaqësojë Kosovën dhe jo Serbinë.
Bislimi: T’ia rikujtojmë ministres Schwarz se kush ka qenë agresori dhe kush ka qenë viktima.
“Kemi grumbulluar dosja të ndryshme të krimeve të Serbisë ndaj qytetarëve të pafajshme të Kosovës. Ato do t’i deponojmë në kutinë ku deponohen dosjet e gjenocidit serb, për këtë i ftojë gjithë qytetarët që në atë kutinë të vazhdojnë në deponimin e dosjes. T’ia rikujtojmë ministres Schwarz se kush ka qenë agresori dhe kush ka qenë viktima. E dyta këtu e kam një dhuratë për ministren, të cilën e ka nga të rinjtë e PDK-së “Për ju që keni harruar se kë përfaqësoni”. Kjo ndoshta do t’i shërbej ministres Schwartz që t’ia kujtojmë se kë e përfaqëson. E ajo e përfaqëson dhe duhet ta përfaqësojnë Kosovën dhe jo Serbisë”, tha ai.
Pjesë e këtij aksioni ishte edhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila kërkoi shkarkimin e krye diplomates Gërvalla.
Hoxha: Do të kërkojmë vazhdimisht dorëheqjen e saj
“Ajo ka për detyrim ta ushqejë narrativen e shtetit të Kosovës për subjektivitetin e saj që shtetësia e Kosovës të marrë kuptimin e plotë të saj dhe jo të mbajë agjendën e Serbisë. Nëse ajo flet për viktimat e Kosovës duhet ta kuptoj se edhe akterët e gjallë që kanë bërë luftën e Kosovës janë po aq të rëndësishëm sa ata që nuk janë më në mesin tonë dhe kanë dhënë jetën e tyre për lirinë e Kosovës. Andaj i bëjë thirrje zonjës Schwarz që ta kuptoj detyrën përgjegjësinë dhe kompetencat që i ka për ta kryer punën e saj me dinjitet. Në të kundërtën ne normalisht do të kërkojmë vazhdimisht dorëheqjen e saj”, u shpreh ajo.
Pas vendosjes së grafiteve në objektin e MPJ-së, Policia e Kosovës shoqëroi në stacionin policor dy aktivistë të PDK-së.
***
Gjatë aksionit të Rinisë Demokratike të Kosovës para Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku u kërkua dorëheqja e ministres Donika Gërvalla, policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistë të kësaj partie.
Aktivistë nga rinia e Partisë Demokratike e Kosovës kanë mbajur me vete fotografitë e personaliteteve që po akuzohen në Hagë.
Përveç fotografive, aktivistët para ministrisë vendosën edhe një kuti ku shkruante “këtu deponohen dosjet e gjenocidit serb në Kosovë”.
Aktivistët e PDK-së thanë se nëse ministrja Gërvalla nuk i merr përsipër detyrat e saja si kryediplomate, do të kërkohet vazhdimisht dorëheqja e saj.
Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me një qëndrim në lidhje me zhvillimet në këtë aksion ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar menjëherë lirimin e tyre.
***

Rinia demokratike e Kosovës ka mbajtur një aksion para ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Aktivistë nga rinia e Partisë Demokratike e Kosovës kanë mbajur me vete fotografitë e personave që po akuzohen në Hagë.
Përveç fotografive, aktivistët para ministrisë vendosën edhe një kuti ku shkruante “këtu deponohen dosjet e gjenocidit serb në Kosovë”.
Aktivistët e PDK-së thanë se nëse ministrja Gërvalla nuk i merr përsipër detyrat e saja si kryediplomate, do të kërkohet vazhdimisht dorëheqja e saj.
.

4 te vdekur ,389 të shëruar dhe 170 raste me COVID-19!

Njoftimi nga IKSHPK

389 TË SHËRUAR DHE 170 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.545 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 170 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (42 vjeç), Prishtinë 1 rast (1 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 106.192 raste nga 549.286 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.202 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.057 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.933.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 35 raste, Leposaviq 19 raste, Prizren 14 raste, Gjilan 12 raste, Ferizaj 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Gjakovë 9 raste, Klinë 7 raste, Pejë 7 raste, Podujevë 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Vushtrri 6 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Drenas 3 raste, Malishevë 3 raste, Kaçanik 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Lipjan dhe Suharekë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e njërit prej themeluesve të LDK-së Fehmi Aganit, ishte udhëruar nga Radomir “Rade” Marković, një ish-oficer i inteligjencës serbe që shërbeu si drejtues i agjencisë së sigurisë shtetërore UDB.
Ai ka thënë se Marković nuk mund të ndërmerrte asgjë pa urdhrin e Ljubiša Diković, ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe.
Teksa i ka quajtur “kriminelë”, Kurti ka thënë se këta të dy shëtisin ende të lirë në Serbi.
Ai ka kritikuar LDK-në që nuk ndërmori asgjë për të sjellë para drejtësisë vrasësit e akademikut Agani, përcjell Bota sot.
Reagimi i plotë i Kurtit në Facebook:
Pse LDK kurrë nuk ndërmori asgjë për të sjellë para drejtësisë vrasësit e themeluesit të kësaj Partie, Prof. Dr. Fehmi Agani?!
Këta janë vrasësit e Dr. Fehmi Aganit –
REK kërkon drejtësi
Në publikimin tonë në Facebook me 24 Janar 2019, ne Republikanët e Kosovës, REK patëm premtuar se do ta ndërmarrin një nismë që të sjellin para drejtësisë, vrasësit e Akademikut Dr. Fehmi AganiI.
Sipas informacioneve tona, vrasja e Dr. Fehmi Aganit ishte urdhëruar nga Radomir “Rade” Marković, një ish oficer i inteligjencës serbe që shërbeu si drejtues i agjencisë së sigurisë shtetërore UDB. Ky nuk mund të ndërmerrte asgjë pa urdhrin e Ljubiša Diković, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe.
Sipas dëshmisë së zonjës Agani:
“Më 6 Maj 1999 familja Agani për shkak se jeta e tyre ishte në rrezik në Prishtinë, ata u nisën nga Fushë Kosova me tren për në Han të Elezit për të kaluar në Maqedoni. Kur mbërritën aty, kufiri ishte mbyllur dhe u detyruan të kthehen prapa në Fushë Kosovë ku mbërriten në ora 13.00.
Aty i pritën forcat policore, paramilitare dhe ushtarake. Të gjithë u nxorën nga treni dhe u futën në tre autobusë, pasi që hynë në autobus forcat policore morën me forcë disa burra dhe djem të rinj të cilët filluan ti keqtrajtojnë dhe po përgatiteshin ti pushkatonin dhe do ta bënin vërtet nëse “nuk tregonin ku fshihej prof. Agani”. Në atë moment prof. Agani e zbulon veten vetëm për t’ju ndihmuar atyre që ishin renditur për tu pushkatuar.
Zbulimi i prof. Aganit solli gëzim dhe në të njëjtën kohë urrejtje ndaj tij nga forcat policore serbe, duke i thënë: Ja ku është ky që na e solli NATO-n”.
Të gjithë të tjerët i fusin në autobusë kurse Prof. Aganin e marrin dhe e fusin në një makinë të kuqe duke i thënë se kemi 5 minuta punë me ty.
Prej këtij momenti humbi përgjithmonë çdo gjurmë e Prof. Fehmi Aganit.”!
Armiqtë gjithherë kanë sulmuar dhe eliminuar të parët inteligjencën, kokat e mendimit dhe patriotët e vërtetë. I tillë ishte akademiku dhe dëshmori ynë i lirisë Fehmi Agani

Zëdhënësi i LVV-së: Qeverisjet tjera e sollën Gjykatën Speciale, ndërsa ne do ta..

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, thotë se Qeveria Kurti do ta padisë Serbinë për gjenocidin e kryer në Kosovë.
Ai përmes një postimi në facebook, shkruan se, qeveritë tjera e sollën Gjykatën Speciale në Kosovë.
Sipas ti, Qeveria Kurti në programin e saj e parasheh padinë për gjenocid ndaj Serbisë.
Postimi i plotë:
Qeveria Kurti siç ka deklaruar në zotimet e saja njëjtë edhe në programin e saj parasheh padinë për gjenocid për Serbinë.
Teksa qeverisjet e kaluara i sollën Kosovës Gjykatën Speciale, ne do ta padisim Serbinë për gjenocidin e kryer në Kosovë.
Drejtësi për mbi 12 mijë personat e vrarë, mbi 20 mijë gratë e nenat dhunuara dhe dëmet e shkatërrimet që ju bënë shtëpive e pasurive tona.
#QeveriaKurti2

Parashikimi i Motit

Gjatë ditës së shtune parashikohet mot pjeserisht me diell, temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 17 gradë celcius. Në Tiranë poashtu parashikohet mot pjeserisht me diell ,temperaturat do te levizin nga 12 deri në 28 gradë celcius.

Covid – 19 në Kosovë:
Total raste: 106192, Të shëruar: 97057, Të vdekur: 2202

www.rtvarberia.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *